Keni një ide inovative për teknologjinë? Bashkia e Tiranës hap thirrjen për gjimnazistët - Business Magazine Albania

Keni një ide inovative për teknologjinë? Bashkia e Tiranës hap thirrjen për gjimnazistët

Çdo gjimnazist që ka një ide të re mund të aplikojë në konkursin më të ri që ka në fokus teknologjinë dhe inovacionin.

“inTirana” është një program i Bashkisë Tiranë që ka për synim të identifikojë, trajnojë, promovojë dhe mbështesë të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit.

Ky program është konceptuar si një konkurs idesh mes nxënësve të shkollave të mesme. Fillimisht nxënësit do të garojnë në mini-konkurse mes shkollave dhe më pas, fituesit e mini-konkurseve do të kenë mundësinë të përfaqësojnë shkollën e tyre në finale e madhe.
Gjatë këtij rrugëtimi, pjesëmarrësit do të trajnohen e mentorohen nga profesionistë në mënyrë që të zhvillojnë edhe përsosin më shumë idene e tyre.

Të gjithë të rinjtë e interesuar mund të aplikojnë si individë ose duke u organizuar në grupe prej jo më shumë se 3 veta.
Aplikimet mund të bëhen vetëm në rrugë elektronike duke plotësuar formularin në faqen e internetit in.tirana.al, ku mund të shkarkohen edhe udhëzimet se si të plotësojmë këtë formular. Në këtë faqe duhet të shkarkohet edhe formulari tip i deklaratës së dakordësisë së prindërve, i cili duhet të printohet, firmoset nga prindërit dhe ngarkohet bashkë me aplikimin. Aplikimet do të vlerësohen nga një juri profesioniste.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash për të mbështetur të rinjtë. Qendra TUMO te Piramida këtë sezon të ri tashmë do të jetë falas për çdo nxënës të apasionuar pas teknologjisë. Do ketë më shumë disiplina në më shumë hapësira dhe për më shumë studentë që duan të jenë pjesë. Kjo është pjesë e projekteve të bashkisë Tiranë për të përkrahur rininë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0