Keni hyrë ndonjëherë në një dhomë dhe nuk e mbani mend se çfarë po bëni atje? Neuroshkenca ka një fjalë për këtë dhe truke të thjeshta për të ndihmuar - Business Magazine Albania

Keni hyrë ndonjëherë në një dhomë dhe nuk e mbani mend se çfarë po bëni atje? Neuroshkenca ka një fjalë për këtë dhe truke të thjeshta për të ndihmuar

Neuroshkenca

Jeni ai lloj personi që harron shpesh çelësat, ku e parkoi makinën, ose emrin atij personi që keni pasur një bisedë të shpejtë? Kjo është arsyeja pse mund të jeni gjithmonë në kërkim të këshillave, dhe sidomos atyre të bazuara në prova, se si mund të forcohet kujtesa. 

Ka dhe shumë raste të tjera të tipit: mund të harroni të futeni në një Zoom që e kishit planifikuar, apo të hyni në një dhomë dhe të mos kujtoni se përse u futët atje, e shumë të tjera. Të gjitha këto janë shembuj të harresës së ndonjë plani ose detyrimi të së ardhmes, dhe kjo është një formë e ndryshme e kujtesës, që përfshin pjesë krejtësisht të ndryshme të trurit. Shkencëtarët e quajnë atë memorie të ardhshme.

“Kujtesa zakonisht do të thotë të kujtosh gjëra që kanë ndodhur tashmë. Por, kujtesa e ardhshme është aftësia për të kujtuar të bësh diçka në të ardhmen, si p.sh. ndalimi për të marrë qumësht gjatë rrugës për në shtëpi nga puna, telefonatë nënës në ditëlindjen e saj  e të tjera”, shpjegoi së fundmi neuroshkencëtarja Sarah Ranskin në The Conversation.

Kujtesa e ardhshme funksionon ndryshe

Hulumtimi i Ranskin fokusohet në të kuptuarit se si funksionon kujtesa e ardhshme për të ndihmuar ata që luftojnë me të për të forcuar aftësitë e tyre. Ju mund të shikoni postimin e plotë të Ranskin për një zhytje të thellë në shkencën se si ne kujtojmë detyrimet e ardhshme, duke përfshirë një diskutim të detajuar të rajoneve të ndryshme të trurit të përfshira.

Por, një kuptim i përgjithshëm është ky: të kujtosh angazhimet e ardhshme përfshin zona të ndryshme të trurit sesa të kujtosh ngjarjet dhe faktet e së kaluarës, por si format e tjera të kujtesës, aftësitë shpesh ulen me kalimin e moshës. Hulumtimet tregojnë faktorë të tjerë si përdorimi i alkoolit, apo kushte të caktuara, si Parkinson dhe MS. Të gjitha këto janë magjepsëse, por jo vërtet praktike. Por, nëse vazhdoni të qëndroni në dhomë duke pyetur veten se për çfarë keni ardhur, a mund të ndihmojë shkenca?

Katër metoda për memorie më të mirë të mundshme

Sigurisht. Studiues të shumtë janë duke punuar në trajnime dhe ushtrime për të ndihmuar persona me lëndime të trurit, por një efekt anësor i lumtur i këtij hulumtimi është fakti se mund të ndihmojë edhe ata që herë pas here janë të hutuar. Kjo perfshin: 

  • Imazhe vizuale. Shenjat vizuale kanë një aftësi të fuqishme për të nxitur kujtesën e ardhshme. “Bëni një regjistrim të shkurtër në telefonin tuaj, ose bëni një foto për t’ju kujtuar se ku është parkuar makina juaj. Ka edhe aplikacione specifike të krijuara për t’ju ndihmuar, si Remember the Milk ashtu edhe Todoist kanë versione falas, ose nëse ka një artikull që nuk dëshironi ta harroni, vendoseni para derës që të mos e humbisni”, sugjeron Ranskin.

  • Rutinë. Merrni parasysh përdorimin e sinjaleve të kohës duke vendosur gjithmonë angazhimin e ardhshëm për të njëjtën kohë. “Nëse keni një detyrë të rëndësishme ditore, si detyrat e shtëpisë ose ushtrimet, lini të njëjtën kohë çdo ditë për të”, shkruan Ranskin. 

  • Duke vokalizuar. “Tek shumë njerëz, diçka që quhet zbatimi i qëllimeve ndihmon. Vetëm thuaj me zë të lartë” “Kur të lind situata X, unë do të performoj Y”, shton Ranskin. 

  • Imponoje atë. Për të tjerët, lëvizja funksionon më mirë sesa të folurit. ” Veproni qëllimin sapo të vendosni se dëshironi ta bëni atë. Pra, nëse doni të mbani mend të ujisni bimët tuaja kur të ktheheni në shtëpi, bëni pantomimën. Përdorimi i pjesëve të trurit që kontrollojnë muskujt tuaj mund të ndihmojë në forcimin e qëllimit”, udhëzon Rankin. 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0