Keni humbur dokumentet e udhëtimit, ose ju ka skaduar afati? Tani mund të aplikoni online! Ministria e Jashtme: Shkurtoni kohë! - Business Magazine Albania

Keni humbur dokumentet e udhëtimit, ose ju ka skaduar afati? Tani mund të aplikoni online! Ministria e Jashtme: Shkurtoni kohë!

e-Albania
~2 minuta lexim

Tanimë me anë të platformës e-Albania, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme,  i jep mundësi shqiptarëve që kanë humbur dokumentet e tyre të udhëtimit, apo iu ka përfunduar afati i vlefshmërisë, të aplikojnë online.

Në një postim në “Facebook”, ministri Igli Hasani, ka shpjeguar mënyrën se si funksion ky shërbim konsullor online, që quhet “LEJE KALIMI”, duke shkurtuar kohën.
Linku për shërbimin online: Aplikim për leje kalimi

“Shkurto kohë nëpërmjet shërbimeve konsullore online. Nëse keni humbur dokumentin tuaj të udhëtimit ose ju ka përfunduar afati i vlefshmërisë, aplikoni online në platformën e-Albania për shërbimin “LEJE KALIMI” në Misionin Diplomatik dhe Postin Konsullor të RSH-së më të afërt”, thuhet në njoftim.

Për të parë postimin në Facebook të ministrit Igli Hasani klikoni këtu.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“20 vjet nga tani ne do të jemi më të zhgënjyer për gjërat që nuk bëmë, sesa nga gjërat që bëmë. Eksploro, ëndërro, zbulo...”
— Mark Twain
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0