Tanimë me anë të platformës e-Albania, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, i jep mundësi shqiptarëve që kanë humbur dokumentet e tyre të udhëtimit, apo iu ka përfunduar afati i vlefshmërisë, të aplikojnë online.
“Shkurto kohë nëpërmjet shërbimeve konsullore online. Nëse keni humbur dokumentin tuaj të udhëtimit ose ju ka përfunduar afati i vlefshmërisë, aplikoni online në platformën e-Albania për shërbimin “LEJE KALIMI” në Misionin Diplomatik dhe Postin Konsullor të RSH-së më të afërt”, thuhet në njoftim.
Për të parë postimin në Facebook të ministrit Igli Hasani klikoni këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto