KEDS ju kërkon mijëra euro bizneseve kosovare vetëm për t’u kyçur në rrjetin elektrik?

KEDS u kërkon mijëra euro bizneseve kosovare vetëm për t’u kyçur në rrjetin elektrik?


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati, në një postim në facebook ka shkruar se ka hasur në dy raste ku KEDS u ka kërkuar bizneseve prodhuese mijëra euro vetëm për lidhje në rrjetin elektrik.

Postimi i tij:

“Deri tash kam hasur në dy raste të bizneseve prodhuese që kanë problem me kyçjen në rrjetin elektrik, për shkak se KEDS kërkon që të paguhen mijëra euro vetëm për kyçje.

A ka edhe raste tjera të ngjashme?”.

Në postimin e Muratit kanë reaguar shumë pronarë të bizneseve kosovare.

“Ka, edhe shumë. Ne edhe pse i kemi trashëgu 3.4 mgw kapacitet nga privatizimi, për secilën kyçje të re nuk na kanë pranu dhe jemi desht të paguajmë rishtazi prapë edhe pse në kontratën e privatizimit i kemi të dëshmuar tarifat. Por, kur kemi kërkuar në arkivat e tyre dosjen tonë, na e thanë se s’kemi arkiva dhe i kemi shkatërru”,- ka komentuar Naser Hoxha, Drejtor Ekzekutiv i Oxa Group.

“Ne kemi problem me mungesë! Dhe me cilësi çdo vit nga muaji gusht deri në nëntor! Po kam njohuri dhe unë për pengesat më kyçje për herë të parë gjë që është jo mirë dhe duhet të eliminohet!”, ka komentuar Drejtori Ekzekutiv i Meka Halall Food.

“Në vitin 2004 kemi paguar 24000 euro mirëpo për leje nevojitej një plan biznesor, ku përveç pishinës olimpike kemi bërë planin si kompleks afarist. Aty përfshihej hoteli, marketi dhe pompa e derivateve!
Por, në vitin 2014 kur hapëm hotelin, kjo leje nuk vlente më! Aty për kyçje tashmë nevojitej një leje krejt tjetër. Përveç pagesës për kyçje nevojitej që tarifa ti kalohet në pronsi Kedsit”- Halil Thaçi.

“Po është dhe rasti jonë. Ne jemi një firmë bujqësore që merret me përpunimin e pemëve dhe perimeve. Tani jemi në proces ku duhet të paguajmë pëlqimin elektro-energjetik dhe kyçjen në rrjet. Dhe ne na duket kjo shumë e pakuptimtë,”- Riad Mustafa, Drejtor Ekzekutiv i SHPK Rima.

“Është rasti në Fabrikën e Peletit në Kamenicë. Posa ka fillu me punu me investim diku afer 500,000 euro në fabrikën e Peletit dhe investim 800,000 euro në fabrikën e llaqeve, fasadës dhe ngjitësit të keramikës, ia kanë ndalë rrymën dhe këto 2 fabrika të të njëjtit pronar nuk punojnë shkaku i ZRRE-s. Investim mbi 1 milion euro dhe nuk t’lejon me punu që mbi 1 vit e gjysmë”, – Mumin Hyseni.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0