KE: Eurozona po shkon drejt një recesioni në fund të këtij viti - Business Magazine Albania

KE: Eurozona po shkon drejt një recesioni në fund të këtij viti

Eurozona dhe shumica e vendeve të BE-së do të shkojnë drejt një recesioni ekonomik në tremujorin e fundit të vitit 2022, sipas një parashikimi të zymtë të Komisionit Evropian.

Ekzekutivi i BE-së rishikoi parashikimin e tij të inflacionit nga korriku, duke parashikuar se çmimet do të arrijnë kulmin në fund të vitit dhe do të mbeten të larta në 2023. Inflacioni do të jetë mesatarisht 9.3% në BE dhe 8.5% në eurozonë për vitin 2022, tha Brukseli.

“BE është ndër ekonomitë më të ekspozuara për çmimet e larta, për shkak të afërsisë gjeografike me luftën dhe varësisë së madhe në importet e gazit nga Rusia”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë.

Lexo edhe: Europianët në greva për rritjen e çmimeve

“Kriza e energjisë po gërryen fuqinë blerëse të familjeve dhe po rëndon mbi prodhimin.”

Ndërsa çmimet pritet të ulen në vitin 2023, inflacioni ende parashikohet të jetë në 7% në BE dhe 6.1% në eurozonë.

Parashikimi i BE-së u bazua në supozimin se tensionet gjeopolitike si lufta në Ukrainë as nuk do të normalizohen dhe as do të përshkallëzohen dhe se sanksionet kundër Rusisë do të mbeten në fuqi.

Ndërkohë në shumë  vendet te BE-së ka pasur lëvizje të shumta si protesta dhe greva [asi njerëzit gjithnjë e më shumë  kërkojnë paga më të larta për shkak të inflacionit rekord./Deutsche Welle 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0