Ke Buono! - sipërmarrje sociale në një pronë të konfiskuar

Ke Buono! – sipërmarrje sociale në një pronë të konfiskuar


Një biznes i ri social është ngritur së fundi në Fier, në një nga pronat e konfiskuara, të cilësuara si burim criminal të ardhurash.

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim mbështetën hapjen e biznesit “KeBuono!”, një pasticeri sociale e krijuar nga organizatat e shoqërisë civile “Engim” dhe “Qendra Sociale Murialdo”.

KeBuono! është ngritur në kuadër të projektit “C.A.U.S.E – Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale”, zbatuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në partneritet me Project Ahead dhe Comitato Don Peppe Diana dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Drejtuesit e Partnerët Shqipëri thonë se, projekti CAUSE, i pari i këtij lloji, mund të shihet si pjesë e një mozaiku më të madh, që është zbatimi i suksesshëm i Reformës në Drejtësi dhe luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri, mbështetur edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Iniciativa e parë e këtij lloji në Shqipëri dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, Ke Buono! do të transformojë gatimin dhe ëmbëlsirat në mundësi për të nxitur përfshirjen sociale për njerëzit në nevojë, duke u mundësuar atyre që të punësohen dhe rigjejnë dinjitetin dhe rolin brenda shoqërisë. Sipërmarrja do të mbështesë dhe forcojë vetëbesimin duke u ofruar një punë dhe duke i ndihmuar të ndërtojnë marrëdhënie të reja njerëzore të rinjve të rrezikuar nga krimi, atyre që vuajnë shërbimin e provës si dhe grave viktima të dhunës, të divorcuara ose të martuara me burra të dënuar me burg.

Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri tha se, “kur e nisëm këtë rrugëtim, dukej si një mision i pamundur për shumë njerëz. Por ne guxuam dhe ja ku jemi sot me “Ke Buono”, si shprehja më domethënëse dhe konkrete e suksesit”.

Ambasadorja e Delegacionit të BE Romana Vlahutin tha se, “ne jemi krenarë të dëshmojmë si kjo gjë tashmë është bërë realitet: nuk ka të bëjë me një pastiçeri, por me sundimin e ligjit! E gjithë shoqëria shqiptare duhet të përfshihet për të luftuar krimin e organizuar”. Kjo punë e guximshme dërgon një mesazh të qartë se ajo që i është vjedhur shoqërisë mund dhe duhet t’i kthehet shoqërisë. BE mbështet fuqimisht përdorimin e aseteve të konfiskuara për të mirën sociale”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0