Kartëmonedha më rezistente nga Banka Qendrore Europiane - Business Magazine Albania

Kartëmonedha më rezistente nga Banka Qendrore Europiane


Kartëmonedha të reja 100 dhe 200 euro do të dalin në qarkullim në  fund të këtij muaji.

Ndryshe nga kartëmonedhat aktuale, ato kanë elementë të tjera vizive dhe elementë sigurie. Ato janë më rezistentë në përdorim.

Pas testimeve, Banka Qendrore Europiane ka publikuar videon që tregon karakteristikat e kartëmonedhave përmes eksperimentit.

Siç tregohet edhe në video, kartëmonedhat u

rezistojnë hekurosjes, larjes në lavatriçe, agjentëve kimikë agresivë, ngricës, diellit dhe nxehtësisë ekstreme etj.

Parashikimet janë që karakteristikat e reja të kartëmonedhave t’ua vështirësojnë tej mase “punën” falsifikatorëve.

Biletat 100 dhe 200 euro të prezantuara te Banka Qendrore Europiane kompletojnë serinë “Europa” të nisur me hedhjen e kartëmonedhave 5 euro nga maji i 2013.
Veç rritjes së rezistencës së kartëmonedhës në përdorim, në kartëmonedhat e reja ndryshon edhe ngjyra e tyre duke kaluar nga jeshilja e smeraldë në blu të errët, duke prodhuar efektin e një dritë që spostohet në drejtimin vertikal.

Po ashtu, në kartëmonedha simboli i euros shfaqet disa herë në brendësi të shifrës. Në të djathtën e kartëmonedhës mund të vërehet një hologram me katër elemente.

Banka Qendrore Europiane 

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0