Nga Adelina Onuzi – Kaon Krasniqi është një 14-vjeçar që tregon se mosha nuk është pengesë për të menduar dhe krijuar si një sipërmarrës i vërtetë. Me qartësinë e dikujt që sheh botën përmes kodeve dhe algoritmeve, Kaoni ka krijuar platformën ‘MindLoop’, një projekt që shndërron mësimin personal në një eksperiencë tërheqëse dhe të përshtatur për secilin. Në këtë intervistë, ai ndan pasionin e tij për teknologjinë, arsyen pse zgjodhi të ndërtojë diçka të vetën dhe vizionin për një arsim më inovativ në Kosovë dhe më gjerë.
Nga eksperiencat e para me projektet e tij, tek ëndrra për të transformuar arsimin përmes Inteligjencës Artificiale, Kaon Krasniqi është dëshmi se talenti, kurioziteti dhe veprimi mund të kalojnë çdo kufi moshe.
Kaon, shumë 14-vjeçarë ëndërrojnë të bëhen programues, ti tashmë je një prej tyre që po krijon platforma me Inteligjencë Artificiale. Cila ishte ajo shkëndijë që ndezi tek ti dëshirën për të ndërtuar diçka tënden?
Pasioni im për të krijuar dhe ndërtuar gjëra të reja ka qenë gjithmonë pjesë e personalitetit tim. Kam qenë gjithmonë një person kurioz dhe për çdo gjë që më tërheq, pyes veten “si është ndërtuar kjo?”. Një shprehje që e them kudo është: “Mos konsumoni, por krijoni.”
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.