Një shqiptar që jeton jashtë vendit, por që po lë gjurmë në arenën ndërkombëtare të biznesit, sipërmarrjes, inovacionit dhe jo vetëm. Kjo kategori vlerëson ata që përfaqësojnë Shqipërinë me sukses dhe ndikim global, duke treguar talent, kreativitet dhe vizion në tregjet ndërkombëtare. Votoni shqiptarët e Diasporës që ju kanë bërë përshtypje me arritjet e tyre!
Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit
Mira Murati

Mira Murati është një nga zërat më të rëndësishëm sot në teknologjinë globale, e njohur për drejtimin e zhvillimeve më të avancuara në inteligjencën artificiale. Ajo është themeluese e ‘’Thinking Machines Lab’’, startup-i i inteligjencës artificiale i ndërtuar mbi vizionin për teknologji që i shërben njerëzimit. Me stil të qetë, por vendimtar, Murati është kthyer në një figurë frymëzuese për profesionistët e rinj.
Jonika Hoomes

Jonika është shqiptarja e parë e punësuar në Google, ku gjatë 19 viteve arriti të rrisë biznese miliardëshe në Ads, Android, Cloud dhe Developers, duke përfunduar si Chief of Staff i ekosistemit global të zhvilluesve të Google. Që nga viti 2021, ajo ka udhëhequr liderë përmes tranzicioneve me rrezik të lartë, nga rritja e startup-eve pas MVP-së deri tek navigimi i ndryshimeve të identitetit në nivele të larta të ndërmarrjeve globale.
Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit
Kaon Krasniqi

Kaon Krasniqi është një 14-vjeçar i talentuar i cili që po ndërton emrin e tij përmes inovacionit dhe qasjes praktike ndaj biznesit. Ai njihet për projektet që lidhin teknologjinë me zgjidhje reale të tregut. Krasniqi është pjesë e brezit të profesionistëve që besojnë në kreativitet dhe ritme të shpejta pune. Ai po bëhet një figurë premtuese në ekosistemin digjital.
Qëndrim Thaçi

Qëndrim Thaçi është një profesionist i njohur në fushën e inovacionit dhe zhvillimit urban. Ai është themelues i Arrera Automobili dhe krijues i makinës së parë shqiptare Illyrian Pure Sport. Pas 15 vitesh jetese dhe eksperiencë në Itali, ai realizoi ëndrrën e fëmijërisë për të prodhuar një makinë që mund t’i rivalizojë modelet prestigjioze si Lamborghini dhe Ferrari.
Lexo edhe:Njihuni me kandidatët për “Sipërmarrësin/en e Vitit” 2025 të Business Leaders!
Emina Cunmulaj

Emina Cunmulaj është modele dhe aktiviste e njohur shqiptare me prezencë të fortë në arenën ndërkombëtare. Përveç karrierës së saj në modë, ajo njihet për angazhimin humanitar dhe kauzat sociale. Emina është personazh që kombinon elegancën me zemërgjerësinë. Ajo vazhdon të jetë frymëzim për shumë të rinj shqiptarë në botë.
Richard Lukaj

Richard Lukaj, i njohur si “Wizard of Wall Street”, është themelues dhe CEO i Bank Street Group, një firmë e pavarur investimesh që ka realizuar transaksione me vlerë mbi 100 miliardë dollarë në sektorë të ndryshëm globalë. Lukaj është gjithashtu aktiv në edukimin dhe zhvillimin e komuniteteve në Kosovë e Shqipëri, duke mbështetur arsimin dhe iniciativat sociale për të lënë një ndikim të qëndrueshëm.
Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit
Krenar Komoni

Krenar Komoni është themeluesi i Tive, një kompani lider global në zgjidhje për monitorimin në kohë reale të zinxhirit të furnizimit. Platforma e Tive, me sensorë të patentuar dhe shërbime 24/7, ndihmon mbi 500 kompani ndërkombëtare të ndjekin transportet, reduktojnë humbjet dhe sigurojnë dorëzime të plota dhe në kohë. Nën udhëheqjen e tij, Tive ka revolucionarizuar menaxhimin e transportit duke ofruar transparencë dhe siguri maksimale për çdo dërgesë.
Endrit Çela

Endrit Çela është menaxher portofoli dhe bashkëpronar në AMF Capital, i njohur për filozofinë e tij të investimit të bazuar te cilësia, analiza dhe vlerat afatgjata. Nga blerja e aksioneve të para të Microsoft si adoleshent deri te ndërtimi i një komuniteti të gjerë në podcast-e, rrjete sociale dhe newsletter, ai ka kthyer pasionin për financat në një mision edukimi.
Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit
Xhoana Sylaj

Xhoana Sylaj është themeluese, folëse globale, e njohur për qasjen e saj praktike mbi mënyrën si profesionistët mund të marrin, mbajnë dhe lënë një punë me integritet dhe vetëbesim. Ajo drejton një komunitet prej mbi 150,000 ndjekësish dhe është vlerësuar si një nga “Top 20 Female Founders” në vitin 2025.

Fabian Kamberi është CEO dhe bashkëthemelues i Born, një kompani teknologjie për konsumatorë që po riformëson mënyrën se si njerëzit lidhen përmes inteligjencës artificiale. E lançuar në vitin 2022, Born krijon aplikacione sociale që kombinojnë AI, lojën dhe komunitetin. Aplikacioni i saj kryesor, Pengu, është platforma më e madhe në botë për karaktere AI me IP të vetin, duke angazhuar miliona përdorues globalisht. Me produkte të reja në zhvillim, Born po udhëheq rrugën për karakteret AI si e ardhmja e teknologjisë për konsumatorët. Në vitin 2025, ai u përfshi në listën “30 Under 30 Europe” të Forbes.
Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.