Kampi për vajzat WiSciKosovo, është hapur të Hënën

Kampi për vajzat WiSciKosovo, është hapur të Hënën


Hapet kampi i parë veror i Ballkanit për vajzat i përqendruar në shkencë, teknologji, inxhinieri, art, dizajn dhe mësime të matematikës.

Njëqind vajza nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të marrin pjesë në seminare të përditshme të udhëhequra nga gjigandë të shkencës dhe teknologjisë si NASA, Microsoft, Intel, Bechtel, Laboratori Kombëtar i Energjisë së Ripërtëritshme (NREL) , Jaha Solar, dhe të tjera.

Në hapjen e kampit, të ftuarve iu drejtua Drejtoresha e Milenium Challenge Corporation për Kosovën Sarah Olmstead, e cila tha: ‘Unë e di që do t’ia kaloni mirë, do të mësoni disa aftësi vërtet argëtuese dhe të dobishme, por më e rëndësishmja, do të krijoni miqësi të qëndrueshme me gra të tjera që ju mbështesin dhe ju fuqizojnë të bëni gjithçka që dëshironi të bëni, qoftë kjo në shkencë, arte ose çfarëdo fushe që ju pëlqen. Mezi pres të dëgjoj se çfarë do të përfitoni nga kjo përvojë. ‘

Drejtori Ekzekutiv i Milenium Foundation Kosovo Petrit Selimi tha: “Ne po e organizojmë këtë kamp në bashkëpunim me ambasadat amerikane në rajon, si dhe kompanitë më të mëdha amerikane në botë. Ky kamp veror për vajzat është një shembull i mirë i partneriteteve midis institucioneve publike amerikane dhe kosovare, si dhe korporatave amerikane, që përqendrohen në krijimin e grave udhëheqëse në Kosovë.

Njëqind vajza nga gjashtë vende do të studiojnë në Prishtinë me mësues nga organizata mbresëlënëse si NASA, Intel dhe Microsoft për të mësuar inteligjencën artificiale, energjinë e ripërtëritshme, programimin, dizajnin e dronëve, etj. Ky është një tjetër projekt i rëndësishëm për Milenium Foundation Kosovo në fushën e integrimit gjinor. ”

Bailey Leuschen, organizatoja e kampit dhe drejtuesja i kampeve GirlUp WiSci, ftoi të gjitha ekipet nga të gjitha vendet pjesëmarrëse të ngrihen në këmbë dhe të ftojnë të gjithë të bashkohen në sfidën personale të hapjes së ideve të reja, ushqimeve të reja, gjuhëve dhe kulturave me të cilat do të bashkëveprojnë gjatë këtij kampi veror në Prishtinë.

Pastaj, ajo ftoi në skenë Venera Llunjin, Prorektore për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim në Lolegjin AAB, Kolegjin mikpritës për të gjitha klasat në të gjithë kampin. Ajo përshëndeti të ftuarit duke shprehur mirënjohje që Kolegji AAB po krijon partneritet me organizata të tilla prestigjioze.

Emily Adams, Drejtuese e Ekipit të Shërbimeve të NASA-s, duke informuar audiencën për programin e saj, tha: ‘Shumica e njerëzve e mendojnë NASA-në si  një fole të astronautëve, njerëzve që shkojnë në Mars e më gjerë. Së bashku, ne i ndihmojmë vendet që ta kuptojnë më mirë botën. Ne do t’ju kërkojmë të gjithëve që të na ndihmoni në ndërtimin e gjeneratës së re për të ndërtuar aplikacione të satelitëve për ta bërë botën tonë një vend më të mirë, veçanërisht përballë ndryshimit të klimës. ‘

Melissa Lucas, Shefe e Shtabit dhe Operacioneve në INTEL prezantoi ekipin e saj duke thënë: ‘Ne mezi presim të fillojmë klasat tona të përbashkëta. Ne jemi shumë të pasionuar pas profesioneve tona dhe këto ditë do t’ju japim njohuri për komunikimin, inteligjencën emocionale, kodimin e droneve, trajnim për inteligjencën artificiale dhe më shumë. ‘

Marcus Giron, përfaqësuesi i NREL, ndau me audiencën e tij historinë e vetes dhe prindërve të tij, të cilët punuan shumë dhe investuan gjithçka që kishin në arsim, në mënyrë që ata dhe fëmijët e tyre të kishin një shans më të mirë në jetë. Në fund, ai inkurajoi vajzat në kampin WiSciKosovo të mbajnë në mend se puna e palodhshme dhe investimet në arsim janë elementët kryesorë në suksesin e tyre.

Gjatë 2 javëve, ky kamp, ​​i cili do të përfshijë njëqind vajza nga rajoni dhe Amerika, do të përbëhet nga në planprogram me tema inovative si robotika dhe programimi, teknologjia e telekomanduar, burimet e ripërtëritshme të energjisë, teknologjitë e ndërtimit dhe tema të tjera që synojnë frymëzimin e vajzave që të jenë të guximshme dhe të përparojnë në arsim dhe sipërmarrje, duke zhvilluar besimin dhe aftësitë e tyre udhëheqëse. Ky kamp synon t’i fuqizojë vajzat për udhëheqje në fushat e tyre dhe t’i inkurajojë ato të ndjekin ndonjë nga rrugët profesionale të ofruara në programet STEM.

Ky është kampi i parë veror për vajzat e interesuara për të mësuar në lidhje me teknologjinë dhe kampin e nëntë global WiSci. Në Prishtinë ky kamp organizohet nga GirlUp, Intel, Fondacioni Millennium i Kosovës (FMC), Millennium Challenge Corporation (MCC), Ambasada e SHBA-s në Prishtinë, Shkupi, Podgorica, Beogradi, dhe Tirana, NASA, NREL, Microsoft, Bechtel, AmCham Kosova, etj. Coca-Cola, Jahal Solar, Kolegji AAB, Organizata TOKA, dhe Kosova Live.

MileniumKosovo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0