Kafe Inna, ide fituese në StartUp 3 - Business Magazine Albania

Kafe Inna, ide fituese në StartUp 3


Ardelina Marticanaj, studente në TBU, planifikon të ngrejë ngë kafe të lëvizshme në Tiranë, e më vonë edhe në qytete të tjera. Kjo është një tjetër formë e ofrimit të kafes, në të cilën Ardelina por edhe juria e StartUp 3 besuan.

Mund të na tregoni pak rreth jush dhe si lindi idea juaj e biznesit?  

Unë jam Ardelina Marticanaj 19 vjeçe dhe momentalisht studioj në Tirana Business University e profilizuar për Administrim Biznes. Pasioni im për sipërmarrjen dhe biznesin është i hershëm. Ideja e “Kafe Inna” lindi si rezultat i një artikulli në një revistë, ku cilësohej se Shqipëria renditej një ndër vendet me konsumin më të lartë të kafes në Europë.

Cili është misioni i projektit të biznesit, çfarë risie sillni dhe cilat mendoni se janë avantazhet tuaja konkuruese?

Misioni i planit tim të biznesit është që të sjellë në vendin tonë një këndvështrim ndryshe në konsumin e kafes. Veçantia në treg është mënyra se si unë do ta tregtoj kafen duke përdorur makinat e lëvizshme. Konsumimi i kafes nga kosumatoret do të jetë më i shpejtë me kosto më të ulët.

Pse mendoni se ideja juaj mund të shndërrohet në një biznes të suksesshëm?

Mendoj se ideja ime e biznesit mund të kthehet në biznes të suksesshëm pasi sjell risi në treg. Makina do të jetë e veshur, e shoqëruar me element dekorativë. Uniforma e stafit dhe muzika do të sjellin tek konsumatori një frymë tjetër. Besoj se kjo ide e re do të përqafohet nga konsumatorët.

Pas pjesëmarrjes në StartUp3, cilat janë hapat që do të ndiqni?

Pjesëmarrja në StartUp përveçse një ekspëriencë shumë e bukur ishte dhe një shtyse qe më rriti akoma me shumë besimin në idenë time. Fakti që “Kafe Inna” u rendit e 3-ta ndër të gjitha idetë pjesëmarrëse për mua do të thotë shumë, sepse personat që e vlerësuan ishin individë të suksesshëm në fushën e biznesit. Unë po punoj fort që kjo ide të vihet sa më shpejt në jetë. Jam në kërkim të investitorëve që besojnë në mua dhe në idenë time.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0