Ka ardhur koha që vaksinat të bëhen të detyrueshme - Business Magazine Albania

Ka ardhur koha që vaksinat të bëhen të detyrueshme

Ka ardhur koha që vaksinat kundër koronavirusit të bëhen të detyrueshme. Vaksinat kanë treguar se janë efektive por shkalla e infeksionit po përkeqësohet në popullatat e pavaksinuara. Varianti Delta na ka treguar se pavarësisht se pandemia është zbehur në pjesën më të madhe të vendit,  është ende mes nesh.

Presidenti Joe Biden u ka bërë thirrje amerikanëve që të vaksinohen. Guvernatorët po u luten banorëve të shteteve të tyre të mos hezitojnë dhe të vaksinohen të gjithë.  Për shumë njerëz, vaksinimi është një zgjidhje dhe jo i detyrueshëm.

Nxitjet, nga lotaritë miliona dollarësh deri tek biletat e bejsbollit për të marrë një dozë janë të gjitha pjesë e paketës. Ndërkohë qeveria u ka premtuar banorëve se të gjithë do të kenë mundësi të vaksinohen. Biden dhe liderët e tjerë politikë duhet të fillojnë të mendojnë për të mirën e kolektivit dhe jo vetëm për të drejtat e individit. Pasi kjo nuk është një lëvizje drejt socializmit.  Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar gjithmonë qytetarëve që të marrin pjesë në programe që janë pozitive për ta.

Sipas ligjit të sigurimeve shoqërore që u krijua në 1935, të gjithë punëtorët industrialë duhet të paguanin taksa për të financuar pensionet për të moshuarit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një sistem i taksës mbi të ardhurat në masë dhe një program i Shërbimit Përzgjedhës ishin thelbësore për të mposhtur kërcënimin global të fashizmit.

Amerika përdori taksat për të paguar për një sistem autostradash ndërshtetërore në 1956 që u dha mundësi komuniteteve të zhvendoseshin në të gjithë vendin. Në nivelin shtetëror dhe lokal, qeveria u ka kërkuar studentëve të marrin vaksinat e shytave, fruthit etj.  nëse duan të studiojnë në shkollat amerikane.

Individët duhet të kalojnë testet dhe të marrin licencën nëse duan të ngasin makinën, në mënyrë që të gjithë në rrugë të jenë sa më të sigurt. Detyrimet kolektive kanë qenë gjithmonë pjesë e asaj që në fakt e bën Amerikën një vend të shkëlqyer.

Nëse duam të rikthejmë normalitetin mbi një bazë afatgjatë, të rigjallërojmë ekonominë tonë, të krijojmë mundësi për të gjithë dhe të jetojmë në një shoqëri ku ne dhe të dashurit tanë jemi të sigurt, të shëndetshëm dhe të lumtur,  të gjithë duhen të vaksinohen.

Detyrimi civil është një partner i rëndësishëm për të drejtat individuale. Me pandeminë, lidhjet midis këtyre dy elementeve të kulturës  politike këto janë  bërë edhe më të qarta. Nëse nuk insistojmë në hapat e nevojshëm për të mbajtur nën kontroll me të vërtetë Covid-19, dhe të shmangim që spitalet të mbingarkohen sërish, individët në Amerikë nuk do të jenë në gjendje të kërkojnë të drejtat e tyre.

Gjatë fundjavës së katërt të korrikut, pjesa më e madhe e vendit shijoi shijen e ëmbël të asaj që mund të ishte jeta post-pandemike. Ne nuk duhet të bëjmë hapa pas dhe varianti Delta po na tregon se kjo gjë mund të ndodhë.

Vaksinimi duhet të jetë në zemër të agjendës së shëndetit publik.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0