Jo më radhë për të regjistruar fëmijët në shkollë. E-albania shton shërbimin e ri - Business Magazine Albania

Jo më radhë për të regjistruar fëmijët në shkollë. E-albania shton shërbimin e ri

shkollë

Shërbimi elektronik “Regjistrimi në klasë të parë”, mundësuar nga portali e-albania, u vjen në ndihmë nxënësve të cilët duhet të regjistrohen në klasën e parë në shkollat e arsimit bazë parauniversitar sipas listës. Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore mund të bëjë një aplikim online ku plotëson të dhënat e nevojshme të formularit. Nxënësit lejohet të regjistrohen në institucionin arsimor publik që mbulon vendbanimin e personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit.

Harta e mbulimit të territorit, e miratuar nga NjVV-ja, respektohet gjatë regjistrimit të nxënësve në klasën e parë.

Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën regjistrimineshkolle@arsimi.gov.al.

Hapat e procedurës

  • Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
  • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrim në klasë të parë”;
  • Klikoni butonin “Përdor”;
  • Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni “Dërgo”;
  • Aplikimi mbërrin në Institucionin Arsimor përkatës ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe institucioni arsimor fillon procedurën për trajtimin e kërkesës;
  • Në qoftë se çdo gjë është në rregull Institucioni Arsimor regjistron aplikantin.
  • Institucioni Arsimor njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit
  • Në rast pranimi të aplikimit personi që ushtron përgjegjësinë prindërore dorëzon në sekretarinë e shkollës fizikisht Kartelën e Vaksinimit të fëmijës jo më vonë se 10 ditë para fillimit të vitit shkollor
  • Vetëm në momentin e dorëzimit të Kartelës së Vaksinimit regjistrimi i fëmijës quhet i përfunduar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0