Jo, hunda juaj nuk është e madhe! Studimi zbulon se si fotot selfie “shpërfytyrojnë” tiparet tuaja të fytyrës - Business Magazine Albania

Jo, hunda juaj nuk është e madhe! Studimi zbulon se si fotot selfie “shpërfytyrojnë” tiparet tuaja të fytyrës

Njerëzit sot bëjnë mesatarisht 450 selfie çdo vit, por një studim i ri mund t’ju pengojë të bëni kaq shumë fotografi me kamerën tuaj të përparme.

Studiuesit e Universitetit të Teksasit kanë zbuluar se selfie-t shtrembërojnë fytyrën tuaj, duke e bërë hundën tuaj të duket më e gjatë dhe më e gjerë se në fotografitë standarde.

Në Mbretërinë e Bashkuar, kirurgjia e hundës, e njohur edhe si rinoplastika, është një nga format më të njohura të kirurgjisë estetike dhe sipas studiuesve, kërkesat për rinoplastikë janë rritur mes  popullaritetit të selfie-ve.

Dr. Bardia Amirlak, e cila drejton studimin, tha: “Ekziston një lidhje e theksuar midis rritjes së popullaritetit të fotografive selfie dhe një rritje të kërkesave për rinoplastikë, veçanërisht mes pacientëve më të rinj”.

Në studim, ekipi punësoi 30 vullnetarë për të eksploruar se si selfiet ndikojnë në pamjen e tipareve të fytyrës.

Vullnetarët realizuan një seri me tre fotografi, dy të bëra duke përdorur një kamerë të përparme në distanca 12 dhe 18 inç nga fytyra, dhe një e marrë duke përdorur një aparat fotografik digjital. Të trija fotot janë realizuar në të njëjtin vend ulur dhe në të njëjtat kushte ndriçimi.

Studiuesit krahasuan matjet e katër shenjave të fytyrës, hundës, buzës, mjekrës dhe gjerësinë e fytyrës.

Rezultatet treguan se fotot e marra në kamerën e përparme shtrembëruan ndjeshëm tiparet e fytyrës së pjesëmarrësve.

Lexo edhe: ‘Selfie’ për të zbuluar sëmundjet e zemrës?

Mesatarisht, hunda dukej 6.4% më e gjatë në selfiet 12 inç dhe 4.3% më e gjatë në selfiet 18 inç, krahasuar me foton e bërë në kamerën digjitale.

Gjatësia e mjekrës gjithashtu zvogëlohej me një mesatare prej 12%  në selfiet 12 inç. Kjo çoi në një rritje të jashtëzakonshme prej 17% në raportin e gjatësisë së hundës ndaj mjekrës.

Ndërkohë, selfiet bënë që baza e hundës të dukej më e gjerë, në raport me gjerësinë e fytyrës.

Këto shtrembërime u reflektuan në vlerësimet e vetë pjesëmarrësve për pamjen e tyre të fytyrës.

Pjesëmarrësit ishin mesatarisht 9.1% më pak të kënaqur me hundën e tyre në selfiet 12 inç sesa fotoja e kamerës dixhitale dhe 5.7% më pak të kënaqur me fytyrën e tyre në përgjithësi.

“Ndërsa popullariteti i fotografive selfie rritet, është thelbësore të kuptojmë se si ato shtrembërojnë tiparet e fytyrës dhe se si pacientët i përdorin ato për të komunikuar”, tha Dr Amirlak.

dailymail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0