Ja disa mënyra për të punuar efektivisht nga shtëpia

Ja disa mënyra për të punuar efektivisht nga shtëpia


Gjatë këtyre ditëve gjithnjë e më shumë njerëz po punojnë nga shtëpia. Është e rëndësishme që të vazhdojmë të jemi produktivë, por edhe t’i përkushtohemi familjes në shtëpi.

Octavian Pantis, bashkëthemelues i TMI Romania & Qualians, së bashku me kolegun e tij Jens Dalgaard, sjellin një listë këshillash për të përmirësuar efektivitetin e punës nga shtëpia.

Punoni nga shtëpia në mënyrë efektive

  1. Filloni punën herët në mëngjes, kështu ju do të mbaroni herët dhe do të jeni të lumtur me arritjet tuaja.
  2. Punoni në një ambient të qetë dhe dedikuar punës, shpenzoni kohë aty dhe thuajini familjes se jeni në “punë”.
  3. Planifikoni telefonatat dhe konferencat që do të zhvilloni me të tjerët, në këtë mënyrë nuk do të ndërprisni punën e askujt. Përdorni videot për të komunikuar dhe për të nxjerrë në pah shpirtin e skuadrës.
  4. Ndani planet tuaja me shefin dhe kolegët, të gjithë do ta dinë se çfarë jeni duke bërë dhe kur jeni të disponueshëm për ta.
  5. Bëni pushime rregullisht dhe merrni pak ajër, kështu ju ruani energjitë tuaja.
  6. Bëni punë në grup, për të qenë më produktivë.
  7. Shmangni gjërat personale, ndërkohë që jeni duke punuar. Në këtë mënyrë nuk do të shpërqendroheni.
  8. Përfundojeni ditën e punës me një plan për të nesërmen, në këtë mënyrë do të jeni gati në mëngjes.
  9. Qëndroni larg punës në kohën tuaj të lirë. Lërini pajisjet dhe detyrat në “punë” dhe shpenzoni pjesën tjetër të kohës me familjarët tuaj.

Nëse i bëni të gjitha këto, ju do të arrini më shumë sesa rezultati mesatar i një dite në zyrë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0