Jeto në Tiranë, puno si jashtë shtetit - Business Magazine Albania

Jeto në Tiranë, puno si jashtë shtetit

Jeto në Tiranë

Ka shumë arsye për të qëndruar në vendin tënd, por më e rëndësishmja mbetet padyshim të qenit pranë njerëzve të dashur. Sido që të jetë, ka ardhur koha kur zgjedhja për të mos u larguar jashtë shtetit, nuk të pengon aspak të krijosh një karrierë ndërkombëtare në vendin tënd.

Webhelp (https://webhelp.com/your-region/albania/), kompania ndërkombëtare lider në marrëdhëniet me klientët dhe në shërbimet e biznesit, ka hapur zyrat në Tiranë. Me mbi 75 mijë njerëz  në të gjithë botën, Webhelp është vlerësuar me çmime të rëndësishme ndërkombëtare për ndikimin madhor që ka patur në tregun e punës. Jo vetëm sepse ofron mundësi të reja punësimi në sektorë të ndryshëm, por më së pari sepse Webhelp njihet në të gjithë botën si kompania që vlerëson mbi të gjitha, njerëzit.

Ajo çfarë tipikisht na josh kur mendojmë kompanitë e huaja, është ideja se mund të na ofrojnë më shumë mundësi rritjeje në karrierë. Por nuk është kjo e gjitha; koncepti i një vendi ideal pune përfshin edhe ambientin, i cili duhet të jetë motivues dhe mbështetës, ku ndihesh i vlerësuar dhe entuziast për të bërë më të mirën tënde. Në të kaluarën, një ambient i tillë pune tingëllonte utopik. Por, kompani si Webhelp po sjellin një frymë të re, që ka në fokus njeriun, dhe është vetëm çështje kohe që kjo të ndodhë edhe në Shqipëri.

Gjithashtu, teknologjia avantgard (https://webhelp.com/solutions/technology-service) Webhelp ofron përvojën më të mirë të bashkëveprimit nëpërmjet inteligjencës artificiale, voice recognition (njohje e zërit), machine learning, automatizimit dhe platformave omnichannel që lehtësojnë punën e çdo agjenti multilingual.

Thënë këto, Webhelp është një mundësi e pazakontë për një përvojë ndërkombëtare punësimi. Me qendër në Francë dhe me zyra në të gjithë botën, me Webhelp mundesh jo vetëm të rritesh profesionalisht, por edhe të eksplorosh përtej kufinjve.

Webhelp bashkëpunon me disa nga markat më të njohura në botë në industrinë e veshjeve, atë të udhëtimeve, nga makinat tek teknologjia e lartë. Të punosh për këto brand-e është padyshim një përvojë që çdo agjent multilingual do të donte ta kishte në portofolin e tij.

Webhelp motivon aftësinë më njerëzore të mundshme: kreativitetin. Vetëm duke dalë jashtë kornizave, Webhelp ofron gjithmonë përvojën më të mirë për klientin dhe për markat që kërkojnë zgjidhjet më të mira për bizneset e tyre. Bëhu pjesë e familjes së Webhelp, kompania ndërkombëtare në qendër të Tiranës!

Për vendet e lira të punës, lexoni në faqen zyrtare të Webhelp (https://webhelp.com/your-region/albania/)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0