Të premten që sapo lamë pas, më datë 20 prill, publiku shqiptar u prezantua me platformën më të re të pasurive të paluajtshme në vend. Heritage Group, e investitorit shqiptar Dorian Husi në bashkëpunim me kompaninë italiane Luxforsale, bënë të qartë qëllimin e tyre për t’i ofruar blerësve dhe inevstitorëve shqiptarë, por jo vetëm, alternativat më të rafinuara të pasurive të paluajtshme në rajon.
Në eventin e përurimit të kësaj platforme ishin prezentë përfaqësues të kompanive të ndryshme europiane. Shumë prej tyre zgjodhën të ndanin urimet dhe mendimet e tyre publikisht duke folur për publikun në këtë event. Ndër ta mund të përmendim CEO-n e kompanisë Luxforsale, Claudio Citza si dhe të ftuarin special Lorenzo Ait,CO-founder I Allcore Spa group, Iistuar ne bursën e Milanos si kompania e 39-të me rritjen më te shpejtë ne Itali qe nga 2021.
Platforma e prezantuar mbështet nga profesionistë me përvojë në tregun e pasurive të paluajtshme, të cilët hulumtojnë dhe analizojnë plotësisht mundësitë e mundshme të investimit përpara se t’i paraqesin ato te përdoruesit e platformës. Qasja e saj është e orientuar nga të dhënat për menaxhimin e investimeve, duke përdorur teknologjinë më të avancuar dhe analizat e të dhënave për të identifikuar mundësitë më premtuese të investimit.
Kjo platformë ofron një dritare te re investimi në pasuri të paluajtshme. Investitorët mund të shfletojnë një katalog pronash të përzgjedhura, të rishikojnë të dhënat e detajuara të pronave dhe të marrin vendime të informuara për investime. Platforma që Heritage ofron është një platform ku investitori bën nje investim të sigurtë, siguron investimin e tij dhe çdo lëvizje e vlerës së investimit është në blockchain ku çdo lëvizje është e lexueshme .
Lexo: 6 mënyra për të përmirësuar komunikimin në biznesin tuaj
Dorian Husi, CEO i Heritage u shpreh për mediat “Heritage përfaqëson Luxforsale për Shqipërinë. Synimi jonë është që të krijojmë sa më shumë partneritet me agjenci real estate dhe ndërtues me qëllim njohjen e tyre jashtë. Ne mundohemi si Heritage që të sjellim sa më shumë investitorë të huaj në Shqipëri që të bëhen pjesë e një prone këtu”
Me klientë nga mbi 150 vende të botës, kulturë pune europiane dhe ambicie të mëdha ne besojmë se kjo platformë është një vlerë e shtuar për hartën ekonomike të vendit tonë. Kështu i urojmë mirëseardhjen kësaj nisme joshëse për investitorët vendas e të huaj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.