Javën tjetër nis vaksinimi masiv me vaksina kineze - Business Magazine Albania

Javën tjetër nis vaksinimi masiv me vaksina kineze

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, duke ndjekur procesin e vaksinimit në Kamëz deklaroi se janë kryer mbi 52 mijë vaksinime të kryera në të gjithë vendin.

Ministrja shtoi se me finalizimin e marrëveshjes për vaksinat që po blihen nga distributor i autorizuar, pritet të nisë vaksinimi masiv.

“Sot finalizojmë edhe aktin normativ për vaksinat, të cilat jemi duke u blerë nëpërmjet distributorit të autorizuar dhe besoj që javën që vjen fillojmë vaksinimin masiv”, deklaroi Manastirliu.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama shtoi se objektivi kryesor në këtë situatë është nisja e vaksinimit masiv për të moshuarit.

“E kam në majë të gjuhës, por do ta mbaj edhe pak fare, për gjyshërit dhe gjyshet, të cilat janë pika e dobët e çdo familje nga pikëpamja e dashurisë dhe përkujdesit, por edhe nga pikëpamja e shëndetit janë pika e dobët. Fillimi i vaksinimit masiv për gjyshërit dhe gjyshet është fiksimi, ambicia dhe gjithë qëllimi i vajtjes time në punë gjatë gjithë kësaj periudhe”, tha kryeministri Edi Rama.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 52,050 doza të vaksinës ndaj Covid-19. Janë kryer 28,659 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 8,889 vaksinime për të të moshuar dhe 14,502 vaksinime për arsimtarët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0