Jashtë funksionit godina qëndrore e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave - Business Magazine Albania

Jashtë funksionit godina qëndrore e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave


Me kalimin e ditëve dhe kontrollet e zhvilluara nga inxhinierët, shtohet numri i strukturave (edhe publike) që kanë pësuar deme thelbësore dhe kanë dalë jashtë funksionit.

Ministria e Financave bën të ditur përmes një njoftimi zyrtar se është dëmtuar Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

“Dëmtime të shumta strukturore janë konstatuar në godinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Sipas akt konstatimit të inspektorëve të Insitutit të Ndërtimit, kjo godinë është jashtë funksionit”, bëjnë të ditur burimet zyrtare.

Drejtuesit e doganave, janë angazhuar në evakuimin e punonjësve në godina të tjera, çka garanton mirëfunksionimin e punës dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka miratuar manualin mbi mënyrën e funksionimit të sistemit doganor lidhur me deklarimin, verifikimin, kontrollin dhe çlirimin e mallrave në raste emergjence. Serverat janë transferuar pranë AKSHI-t, ndërsa sektorët kyçë janë zhvendosur pranë zyrave të disponueshme në gjendje pune.

Ndërkohë, degët doganore kufitare, edhe të brendshme, kanë funksionuar në mënyrë të vazhdueshme me kapacitete të plota.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0