Jashtë funksionit edhe Drejtoria e Tatimeve Tiranë

Jashtë funksionit godina e Drejtorisë së Tatimeve Tiranë


Drejtoria Rajonale Tatimore e Tiranës është çertifikuar si objekt  i pabanueshëm pas akt  konstatimit të Institutit të Ndërtimit. 

Zyrat e strukturës 6 katëshe, sipas njoftimit zyrtar do të zhvillojnë funksionet në ambjentet e Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve, Tiranë, pranë shkollës Sabaudin Gabrani.

Subjekteve që administrohen nga Drejtoria Rajonale Tiranë, kërkohet për çdo komunikim të dorëzojnë kërkesat e tyre në kutinë postare që ndodhet në ambjentet e kësaj drejtorie, vend ku do të menaxhohen dhe do të ofrohen edhe shërbimet e DRT.

Lexo: Jashtë funksionit godina qëndrore e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave

Tatimet bëjnë të ditur se shërbimet për tatimpaguesit janë ofruar pa ndërprerje në sportelet e shërbimit, në ambjentet e Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesit, Tiranë dhe do të vijojnë aty deri në një njoftim të dytë.

Pak ditë më parë u shpall jashtë funksionit edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Drejtuesit e doganave, janë angazhuar në evakuimin e punonjësve në godina të tjera, për të siguruar  mirëfunksionimin e punës dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0