Japonia do të riciklojë telefonat e vjetër për të krijuar medalje për Olimpiadën e Tokios 2020 - Business Magazine Albania

Japonia do të riciklojë telefonat e vjetër për të krijuar medalje për Olimpiadën e Tokios 2020


Përpara lojrave Olimpike Verore të vitit 2020-së në Tokio, Japonia do t’u kërkojë anëtarëve të publikut të dhurojnë telefonat dhe pajisjet e vjetra, për të mbledhur materiale të mjaftueshme për 5.000 medalje bronzi, argjendi dhe ari që do të shpërndahen në lojërat olimpike.

Komisioni është në kërkim të mbledhjes së 8 ton metal për lojërat olimpike dhe paraolimpike. Ky veprim është pjesë e një shtyse për qëndrueshmëri në drejtim të lojërave në akordim me “Rekomandimin numër 4 të rendit të ditës të lojrave Olimpike 2020”, e lëshuar në vitin 2014, e cila kërkon:

“Hartimin e një strategjie të qëndrueshme për t’i mundësuar organizatorëve potencialë dhe aktualë të Lojërave Olimpike të integrojnë qëndrueshmërinë dhe zbatimin e masave që përfshijnë sferat ekonomike, sociale dhe mjedisore në të gjitha fazat e zhvillimit të projektit”.

Komiteti Olimpik i Japonisë do të fillojë vendosjen e kutive të grumbullimit në zyra dhe dyqane të telekomunikacionit duke filluar në muajin Prill të këtij viti për të filluar mbledhjen e sasisë së metalit.

Burimi: techcrunch.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Suksesi? Nuk e di se çfarë do të thotë kjo fjalë. Jam i lumtur. Suksesi, për mua është paqja e brendshme. Është një ditë e bukur.”
— Denzel Uashington
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0