Japonia shpik letren transparente - Business Magazine Albania

Japonia shpik letren transparente


Mostrat e para te saj ngjajne me nje pelikul transparente plastike, por materiali i saj permban nanofibra celuloze. 
 
Trashesia e fibrave eshte 20 here me e vogel se e nje fije floku te njeriut. Pesha e 1m2 te fletes me te holle eshte 8 g, ndersa 1m2 i fletes me te trashe peshon 85 g. Letra transparente eshte elastike dhe e lehte.
 
Sipas mendimit te shkencetareve te kompanive Mitsubishi Chemical Corp dhe Oji Holdings, te cilet e shpiken kete leter, me kalimin e kohes letra transparente do te zevendesoje xhamin e ekranit te kompjuterave tablete. 
 
Ne te ardhmen kjo shpikje do te mundesoje krijimin e ekraneve elastike, kompjuterave tablete qe do te mund te perthyhen si te ishin flete normale letre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0