Japonia i bashkohet SHBA-së dhe Holandës në kufizimin e eksportit të çipave - Business Magazine Albania

Japonia i bashkohet SHBA-së dhe Holandës në kufizimin e eksportit të çipave

Qeveria japoneze thotë se ka në plan të vendosë kufizime në eksportin e prodhimit të çipave kompjuterikë, pas lëvizjeve të ngjashme nga SHBA-ja dhe Holanda. Masat do të zbatohen për 23 lloje pajisjesh të prodhimit të gjysmëpërçuesve.

Gjysmëpërçuesit, të cilët fuqizojnë gjithçka, nga telefonat celularë tek pajisjet ushtarake, janë në qendër të një mosmarrëveshjeje të ashpër midis SHBA-së dhe Kinës.

Deklarata e së premtes nga Japonia nuk i referohej Kinës apo SHBA-së.

“Ne po përmbushim përgjegjësinë tonë si një komb teknologjik për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”.

Lexo edhe: SHBA do të kufizojë edhe më tej eksportin e gjysmëpërçuesve në Kinë

Ministri japonez i Tregtisë, Yasutoshi Nishimura, u tha gazetarëve se masa nuk ishte e koordinuar me kufizimet e SHBA.

Kufizimet e Japonisë do të zbatohen për pajisjet e furnizuara nga kompanitë kryesore të teknologjisë duke përfshirë Tokyo Electron dhe Nikon.

Në tetor, Uashingtoni njoftoi se do të kërkonte licenca për kompanitë që eksportojnë çipa në Kinë duke përdorur mjete ose softuer amerikanë, pavarësisht se ku janë prodhuar në botë.

SHBA i kishte bërë thirrje gjithashtu Holandës dhe Japonisë që të miratojnë kufizime të ngjashme. / Reuters 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0