“Jam në arenë!” – Melinda Gates përballet me kritikat e Elon Musk për filantropinë - Business Magazine Albania

“Jam në arenë!” – Melinda Gates përballet me kritikat e Elon Musk për filantropinë

Pas ndarjes nga bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, Melinda French Gates ka përqendruar filantropinë e saj në çështje që prekin gratë dhe vajzat në mbarë botën. Në një intervistë të fundit në podcastin e Scott Galloway, ajo u shpreh se nuk e shqetësojnë komentet e figurave si Elon Musk apo MacKenzie Scott (ish-bashkëshortja e Jeff Bezos). “Unë jam në arenë, duke bërë punën,” tha ajo, duke theksuar angazhimin e saj për ndryshim përmes veprimit konkret.

Në vitin 2022, Gates premtoi 1 miliard dollarë për të përmirësuar të drejtat dhe shëndetin riprodhues të grave, si dhe për të rritur përfaqësimin e tyre në lidership. Më vonë, ajo krijoi një fond të ri prej 250 milionë dollarësh për të përmirësuar mirëqenien mendore dhe fizike të grave.

Megjithatë, puna e saj nuk ka kaluar pa kritika. Elon Musk komentoi ashpër vitin e kaluar, duke sugjeruar se aktivizmi politik i Gates mund të jetë “rënia e qytetërimit perëndimor”, një deklaratë që pasoi një meme ironike nga influencerja konservatore Ashley St. Clair.

Lexo edhe: Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

​Fondacioni Bill & Melinda Gates është një nga organizatat më të mëdha filantropike në botë, e themeluar në vitin 2000 nga Bill Gates dhe Melinda French Gates. Me seli në Seattle, fondacioni ka për qëllim të përmirësojë shëndetin global, të reduktojë varfërinë ekstreme dhe të zgjerojë mundësitë arsimore dhe qasjen në teknologji, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara .​Melinda ishte bashkëkryetare e fondacionit deri në qershor 2024, kur u largua për të përqendruar përpjekjet e saj përmes organizatës së saj, Pivotal Ventures. Kjo organizatë, e themeluar në 2015, synon të përshpejtojë përparimin shoqëror dhe të avancojë fuqinë dhe ndikimin e grave në SHBA dhe në mbarë botën.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0