Ja trenat më të shpejtë në botë - Business Magazine Albania

Ja trenat më të shpejtë në botë


Në krye është sigurisht Japonia, me trenin e saj të ashtuquajtur “Plumb”. Japonia njihet për reputacionin e saj për pajisje teknologjike dhe zbulime shkencore në këtë fushë, ndërsa kryeson sërish listën për trenin më të shpejtë në botë.“Plumb” quhet treni, i cili ka një rekord shpejtësie prej 603 km/h dhe me një efektivitet prej 320 në orës mbulon rrjetin hekurudhor të shpejtësisë së lartë me 13.2% të totalit të linjave kombëtare hekurudhore.

Japonia ndiqet në këtë klasifikim nga Koreja e Jugut dhe Kina, bën të ditur Rail Way Technology.
Treshja e parë, e gjitha aziatike siç mund të vihet re, kanë diferencat e veta. Nëse rekordi i shpejtësisë është përkatësisht 421 dhe 501 km/h, mbulimi i popullsisë është shumë i ndryshëm: në Seul dhe rrethina mund të përfitojnë prej tij gati 45% e udhëtarëve, ndërkohë që në Republikën Popullore Kineze, vetëm 10%.

Vendin e parë në Europë e zë Franca (e renditur në vendin e katërt në botë) me një shpejtësi efektive prej 320 km/h dhe një mbulim prej gati 13% të popullsisë. E ndjekur nga Spanja (rreth 20% si rrjet ashtu edhe udhëtarë) dhe Tajvani, ku rekordi i shpejtësisë dhe efektiviteti përkojnë në 300 km/h. E mbyllin top 10-shen Austria dhe Turqia.

Në përgjithësi, në Europë ku barriera e 300 km/h u tejkalua në vitet ’50 nga “Sncf Class Ç 7100” – janë në ndërtim 2,867 km linjë e re për trenat e shpejtësisë së lartë kundrejt 13,868 km në makrorajonin aziatik dhe 483 km në Amerikë. Por, në kontinentin e vjetër janë duke u planifikuar 11 mijë kilometra të tjera.

Në aspektin e trenave më të shpejtë, spikat, Japonia me SCMaglev e tij, treni ultramodern me ngritje magnetike nga toka arriti në 603 km/h. E ndjek “TGV” franceze me një shpejtësi maksimale 575 km/h dhe “Shanghai Maglev Train” kinez me 501 km/h. Më pas vjen KTX koreanojugore me 421 km/h dhe spanjolli Ave me 404 km/h.

Për sa u përket hekurudhave të shpejtësisë së lartë, më e gjata në Europë është linja Barcelonë-Paris, e menaxhuar nga Renfe dhe SNCF (1075 km), Barcelonë-Madrid (659 km) dhe Marsej-Paris (774 km).

/syri.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0