Ja tarifat për orë të 11 parkingjeve nëntokësore në Tiranë

Ja tarifat për orë të 11 parkingjeve nëntokësore në Tiranë


Njëmbëdhjetë parkingje të reja nëntokësore pritet t’i japin zgjidhje problemit të parkimeve publike në kryeqytet. Janë të paktën dy të tilla, të cilat janë miratuar dhe janë në përputhje me vendimin Këshillit të Rregullimit të Territorit. Njëri prej tyre, ai te Parku Rinia, pritet të marrë dritën jeshile në mbledhjen e afërt të Këshillit Bashkiak.

Ai ka një kapacitet prej 1342 vendesh dhe do të jepet me koncesion për 35 vitet e ardhshme. Kjo hapësirë nëntokësore do të menaxhohet nga shoqëria “Taiwan”, e cila ka paraqitur edhe ofertën e saj mbi tarifat që do të aplikohen për parkim, shumë e cila varion nga 40¬120 lekë në varësi të orarit.

Vende të posaçme parashikohen për invalidët, institucionet publike, rezidentët dhe bizneset. Të parët do ta marrin shërbimin falas, ndërsa të tjerët duhet të paguajnë një shumë më të vogël nga vlera ditore. Por ky parkim nuk do të jetë i pari.

Janë 10 të tjerë të shtrirë në zona të ndryshme të kryeqytetit: te Stacioni i Trenit, sheshi te “Vëllezërit Frashri”, në lulishten pas Kryeministrisë e deri te hapësira në lindje të stadiumit “Qemal Stafa”.

Jo më larg se muajin e kaluar, bashkia miratoi krijimin e “Tirana parking”, nën varësi në institucionit, që do të menaxhojë gjithë shërbimin e parkimit publik me pagesë në kryeqytet.

VENDIMI

Ndërtesa rreth 100 metra katrorë, ku aktualisht operon “Aksion plus”, një nga shoqatat që parandalon përhapjen e virusit HIV/ AIDS, do të përdoret pa kurrfarë pagese. Ky është shpërblimi që Bashkia e Tiranës ka vendosur t’i japë kësaj shoqate për fundvit.

Me një kërkesë të datës 29.09.2015, kjo e fundit i kërkon bashkisë dhënien në përdorim të hapësirave ku ka operuar nga viti 1992 e deri më tani pa kundërshpërblim, një leje që e kishte siguruar me vendim të Këshillit të Ministrave që nga viti 2007. Por, më vonë kjo ndërtesë i kaloi Qendrës së Zhvillimit në varësi bashkisë.

Me ndryshimin e pronarit të pronës rreth 100 metra katrorë, shoqatës “Aksion plus” i lind nevoja e marrjes së aprovimit nga pronari aktual, që në rastin konkret është Bashkia e Tiranës.

“Duke marrë në konsideratë kërkesën e dëshirën për bashkëpunim me këtë shoqatë, e cila u vjen në ndihmë qytetarëve me probleme të virusit HIV/ AIDS, konsumimit të alkoolit, abuzimit me substanca të ndryshme narkotike, si dhe kontributin që ka dhënë deri më sot për të rinjtë e qytetarët e Tiranës, parashtrojmë për miratim në parim të dhënies në përdorim, pa kundërshpërblim të 100 m2 sipërfaqe truall shoqatës “Aksion plus”, arsyetohet në relacion.

/Balkanweb/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0