Ja si do të jetë Samsung Galaxy Note 9

Ja si do të jetë Samsung Galaxy Note 9


Samsung ka publikuar një imazh zyrtar të Samsung Galaxy Note 9.

Kjo foto mendohet të jetë publikuar gabimisht, në faqen e web-it të Samsung dhe menjëherë është hequr. Edhe pse telefoni akoma nuk ka dalë në shitje, Samsung ka lançuar në faqe ku mund të rezervoni vendin tuaj në rradhën për të porositur një Note 8.

Ja se si duket Galaxy Note 9:

Telefoni duket vetëm nga mbrapa, por gjithsesi kjo nuk na pengon të dallojmë shumë detaje. Note është i pajisur me lapsin S-Pen, hapsirën USB-C dhe hapësirën për të vendosur kufjet. Më lartë, ndodhet një kamera e dyfishtë (dual), blici dhe sensori i njohjes së gjurmës së gishtit.

Fotoja konfirmon fjalët se dizajni i Note 9 do të jetë i ngjashëm me atë të Note 8, me vetëm një diferencë të dukshme: Sensori i njohjes së gjurmës së gishtit tani është i pozicionuar në qendër, poshtë kamerave.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0