Ja si do të duket Samsung Galaxy S10

Ja si do të duket Samsung Galaxy S10


Jemi vetëm disa muaj larg nga lançimi i një smartphone-i të ri nga Samsung, dhe pikërisht S10, por zhurmat kanë filluar që tani.

Evan Blass, ka zbuluar së fundmi në Twitter një foto nga modeli i ri Galaxy S10.

Sipas Blass, ky model do të njihet si “Beyond 1” dhe siç e shihni ai ka të njëjtat tipare si Apple dhe disa opsione nga modelet e vjetra Android gjatë viteve të kaluara.

Lexoni: Samsung Galaxy S10 konkurenti më i fortë përballë iPhone

Një nga tiparet më të veçanta është madhësia e lenteve të kameras, në anën e djathtë të ekranit. Telefoni duket të jetë brenda një kase, por butonat e volumit dhe rrjeshimisht një buton i dedikuar Bixby dallohen në anën e majtë të telefonit. Blass, pas postimit të fotos me anë të një tweet tjetër tregoi se S10 do të karikohet me wireless, por dhe do të shërbejë si një pllakë karikimi për pajisjet e tjera, si një orë inteligjente apo një telefon tjetër.

Megjithatë Samsung ende nuk ka publikuar pamje zyrtare të smartphone-it. Sipas një raporti, Galaxy S10 mund të ketë gjashtë kamera, suport 5G, dhe një ekran që sfidon Note 9.

/Twitter

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0