Niveli i taksës shprehet në një kuotë të caktuar, sipas llojit të mjetit. Nga taksa përjashtohen vetëm çiklomotorët, ndërsa për kategorinë ‘automjete’, ku përfshihen autoveturat 4+1 deri në 8+1, taksa është nga 2.400 deri në 4.800 lekë. Taksën më të lartë e kanë mjetet rrugore të veçanta mbi 18 tonë, e cila arrin në 8.000 lekë në vit.
Taksa
Kategoritë dhe nivelet, sipas mjeteve, janë përcaktuar në ligjin për sistemin e taksave vendore Nr. 9632, datë 30.10.2006, të ndryshuar. Taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit rrugor përcaktohet mbi bazën e llojit të mjetit të transportit rrugor. Sipas këtij ligji, niveli i taksës shprehet në një kuotë të caktuar, sipas llojit të mjetit. Detyrimi për taksën i takon pronarit të mjetit dhe e ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të mjetit. Taksa derdhet për llogari të bashkisë ose komunës, ku pronari i mjetit ka vendbanim ose selinë, brenda datës 10 të muajit pasardhës.
/ACP/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto