Ja disa mënyra për ta humbur kohën në mënyrën më të mirë...

Ja disa mënyra për ta humbur kohën në mënyrën më të mirë…


Të gjithë humbasin kohë, kjo u ndodh të gjithëve… Ka edhe drejtues (CEO) të cilët nuk arrijnë dot të fokusohen në punë. Sipas statistikave të fundit, pjesa më e madhe e punonjësve harxhojnë 30 minuta apo më shumë çdo ditë, edhe pse gjatë kësaj kohe disa mund t’i thonë vetes: “Nuk jam unë. Nuk jam tipi i njeriut që humbet kohën kot.”

Pjesa më e madhe e kohës mund të harxhohet pa e kuptuar fare. Mund të të ndodhë të harxhosh orë të tëra pa e vënë re.

Disa mënyra për ta humbur kohën në mënyrën më të mirë të mundshme…

  1. Të krijosh rituale efektive në punë – Kjo ka të bëjë me rutinën e përditshme, në të cilën disa janë cilësorë dhe disa të tjerë, jo. Mund ta nisësh duke bërë një bisedë me stafin në 15 minutat e para të ditës së punës ose duke lexuar gazetën për rreth 20 minuta.
  2. Hutimet gjatë ditës – Hutimi është një arsye e madhe për të humbur kohën. Për shembull, kur kontrollon fb-ukun gjatë kohës kur punon ose kur mendon t’i kthesh përgjigje gjithë emaileve. Të gjitha këto hutime shpesh ndodhin pa qenë të ndërgjegjshëm për to.
  3. Komunikimi – Komunikimi është shumë thelbësor, dhe në një botë ideale… edhe efiçent. Komunikuesit më të dalluar mund të përdorin megjithatë emailin, thirrjet telefonike apo takimet virtuale. Sidoqoftë, për shumicën prej nesh këto mjete mund të kontribuojnë në harxhimin e kohës.
  4. Mosbindja për t’u adaptuar – Disa njerëz thjesht nuk ndihen komodë kur ndryshojnë. Në çdo rast, mospërshtatja në punë mund t’ju kushtojë shumë në terma të kohës së harxhuar.
  5. Të punosh për prioritetet e gabuara – A jeni të sigurtë se nuk jeni duke humbur kohë në punën e gabuar?! Nuk keni arritur ende të gjeni projektet më të mira… ato me të vërtetë të mëdha që do t’ju rrisin në karrierën tuaj…? Nëse keni disa prioritete, ju mund të zgjidhni t’i kategorizoni ato duke punuar për gjërat që ju interesojnë…

Që të bëhesh më produktiv duhet të filloni të kuptoni se ju harxhoni njësoj kohë si gjithë të tjerët… Në momentin që e keni kuptuar këtë, do të filloni gradualisht të përmirësoheni. Kjo nuk do të thotë të arrini perfeksionin në menaxhimin e kohës – askush mundet – por do t’i afrohesh pak më shumë idealit, i cili përkthehet në mjaft orë shtesë pune, çdo javë. /Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0