Protokolli për hyrjen në shtëpi:
- Kur ktheheni në shtëpi, përpiquni mos të prekni asgjë.
- Hiqni këpucët.
- Dezinfektoni këmbët e kafshëvë, nëse i keni nxjerrë jashtë.
- Hiqni rrobat dhe vendosini në një qese për veshmbathjet.
- Lëreni çantën, portofolin, çelësat etj, në një kuti në hyrje të shtëpisë.
- Bëni dush, nëse nuk mundeni, lani mirë pjesët e ekspozuara.
- Lani telefonin dhe syzet me ujë dhe sapun ose alkool.
- Pastroni sipërfaqet e gjërave, që ke sjellë nga jashtë me alkool, para se t’i vendosësh në vendin e tyre.
- Hiqni dorezat me kujdes, hidhi dhe laj duart.
- Kujtohuni që nuk është e mundur të bëhet dizinfektimi total, objektivi është reduktimi i rrezikut.
Lexoni: Mapo Cash&Carry shpërndan ushqim dhe pije në shtëpitë tuaja
Protokolli i daljes nga shtëpia:
- Kur dilni, vishni rroba me mëngë të gjata.
- Mblidhni flokët, mos vendosni vathë, byzylykë apo unaza.
- Nëse keni një maskë, vendoseni në fund, para se të dilni.
- Përpiquni mos të përdorni transportin publik.
- Nëse dilni me kafshë shtëpiake, përpiquni mos t’i lini të shtrihen në sipërfaqe të jashtme.
- Merrni me vete facoleta një-përdorimshe, përdorini për të mbuluar gishtat kur prekni sipërfaqet.
- Mblidhini facoletat dhe hidhini në kosha të mbyllur të mbeturinave.
- Nëse kolliteni apo teshtini, bëjeni tek brryli, jo në duar apo ajër.
- Përpiquni mos paguani me lek cash, dizinfektoni duart nëse duhet të paguani me to.
- Lani duart pas çdo prekjeje sipërfaqesh ose mbani dizinfektues me vete.
- Mos e prekni fytyrën nëse nuk keni larë duart.
- Mbani distancën me njerëzit.
Protokolli i bashkëjetesës me persona të rrezikuar:
- Flini në shtretër të ndarë.
- Dezinfektoni tualetin.
- Mos përdorni të njëjtat enë kuzhinë, peshqirë, etj.
- Pastroni dhe dezinfektoni çdo ditë sipërfaqet, që përdorni më shumë.
- Lani shumë shpesh rrobat, veshjet dhe çarçafët.
- Mbani distancë, flini në dhoma të ndara.
- Ajrosni shpesh dhomat.
- Telefononi 127 nëse keni temperaturë mbi 38 gradë Celsius dhe vështirësi në frymëmarrje.
- Mos e ndërprisni karantinën për 2 javë. Çdo dalje nga shtëpia e rikthen numërimin e 2 javorit mbrapsht.
Parandaloni infeksionin me mënyrën korrekte të larjes së duarve
- Përdorni sapun (më i mirë është ai i lëngshëm) me ujë të rrjedhshëm, mundësisht të ngrohtë.
- Aplikoni sapunin në pjesën e brendshme të dorës, në pjesën e jashtme, përmes gishtërinjve për të paktën 40-60 sekonda.
- Shplani duart me ujë të bollshëm dhe të vazhdueshëm.
- Thani duart me letër një-përdorimshe, me peshqir personal apo me pajisjet e ajrit të ngrohtë.
Lexoni: Akademikët dhe kompanitë në të gjithë botën po garojnë për të gjetur një trajtim për Covid-19
Në rast se vazhdoni të shkoni në punë, ndiqni edhe këto këshilla:
- Qëndroni një metër larg nga punëtorët e tjerë. Nëse kjo nuk është e mundur, raportojeni atë tek menaxheri juaj, për të vlerësuar ndryshimet organizative ose sigurimin e maskave mbrojtëse.
- Mos shkëmbeni puthje, përqafime apo shtrëngime duarsh.
- Lani duart shpesh duke ndjekur procedurën e larjes (që këshillohet më lart), brenda tualetit.
- Nëse është e mundur, pastroni periodikisht vendin tuaj të punës.
- Asnjëherë mos prekni sytë, gojën dhe hundën me duart tuaja. Nëse është e nevojshme, përdorni shamitë e disponueshme për t’u hedhur pas çdo përdorimi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.


