Ja cilët janë 3 fituesit e çmimit të Guvernatorit për këtë vit - Business Magazine Albania

Ja cilët janë 3 fituesit e çmimit të Guvernatorit për këtë vit


Është bërë traditë çdo fundviti që Guvernatori i Bankës së Shqipërisë të japë çmim për diplomën më të mirë të vitit. Në konkursin e hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2018” kanë marrë pjesë gati 30 konkurrentë.

Migena Musli, mori çmimin e parë. Studente në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, ajo fitoi me temën “Investimet e huaja në Shqipëri. Rasti i burimeve natyrore si një mundësi investimi”. Çmimi iu dorëzua nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko.

Tema vlerëson se burimet e shumta natyrore dhe kuadri ligjor e financiar për investimet e huaja janë të favorshme për të thithur më shumë investime të huaja. Përtej trajtimit teorik e krahasues, autori ka bërë një përshkrim të dokumentuar të burimeve natyrore dhe avantazheve të tyre për investitorët e huaj në rastin e Shqipërisë. Tema sjell një këndvështrim optimist dhe përçon një sinjal shprese, duke të kujtuar se Shqipëria është një vend i pasur dhe me potencial, që ka nevojë dhe pret të shfrytëzohet me përgjegjshmëri. 

Donald Vullnetari, u vlerësua me çmimin e dytë. Ai është student në Universitetin e Tiranës dhe çmimin e mori për temën “Dinamika e inflacionit në perspektivën e kurbës Neo-Keynesiane të Phillipsit: Rasti i Shqipërisë”. Çmimi, iu dorëzua nga Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, z. Tonin Kola.

Tema është shkruar në mënyrë rigoroze dhe analizimi është bërë duke u mbështetur në literaturë të përshtatshme ekonomike. Për më tepër, vlerësimi i lidhjes bazohet në metodat e vlerësimit ekonometrik, duke adresuar problemet që lidhen me varësinë e ndërsjellë të treguesve dhe të specifikimit të saktë të modelit. Rezultatet tregojnë për një lidhje pozitive midis inflacionit dhe hendekut të prodhimit, si dhe evidentojnë faktin se pritjet inflacioniste janë backëard-looking (përcaktohen nga e shkuara), ku e shkuara ka rëndësi për formimin e pritjeve të inflacionit në të ardhmen.

Klinsman Ndoje u vlerësua me çmimin e tretë.  Ai është student në Universitetin Libre de Bruxelles, për temën “Transition from equity to inequity”. Këtë çmim e dorëzoi Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, znj. Natasha Ahmetaj.

Varfëria dhe pabarazia janë dy tema kryesore që aktualisht dominojnë jo vetëm debatin ekonomik, por edhe atë politik e social. E nxitur nga aspektet apo efektet anësore të zhvillimit të shpejtë ekonomik si rezultat i globalizimit, tranzicionit apo fenomeneve të tjera, këto dy tema janë bërë një forcë lëvizëse me një ndikim të konsiderueshëm në ngjarjet politike e sociale. Tema ka një shtjellim të plotë dhe eficient të fenomenit, metodologjisë dhe rezultateve të paraqitura.

Konkursi organizohet çdo vit nga Banka e Shqipërisë dhe u dedikohet studentëve shqiptar të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, për punë kërkimore-shkencore në çështje të lidhura me integrimin dhe zhvillimin ekonomik, ekonomiksin monetar e ndërkombëtar, stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar, etj.

Çmimet u ndanë gjatë takimit të Guvernatorit me gazetarë, analistë dhe drejtues të medias.

Z.Sejko u shpreh mirënjohës ndaj medias për rolin konstruktiv në përcjelljen e lajmeve mbi ekonominë, financat, paranë, sistemin bankar, inflacionin, qëndrueshmërinë financiare të vendit dhe rreziqet ndaj të cilave është e ekspozuar ekonomia e vendit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0