Ja cilat janë të drejtat tuaja para institucioneve - Business Magazine Albania

Ja cilat janë të drejtat tuaja para institucioneve


Me 26 Tetor të këtij viti, Qeveria miratoi kartën e të drejtave të qytetarit për përfitimin e shërbimeve publike”. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë publike listën e këtyre të drejtave, duke u angazhuar për plotësimin e tyre ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Ja cilat janë këto të drejta:

  • E drejta për informim;
  • E drejta dhe përdorimi i shërbimeve publike;
  • E drejta e tërheqjes nga kërkesa;
  • Mënjanimi i barrës mbi qytetarët dhe bizneset;
  • E drejta për trajtim të barabartë në ofrimin e shërbimeve publike;
  • E drejta për ndihmë aktive gjatë procesit të ofrimit të shërbimeve;
  • E drejta për zgjidhje efektive;
  • E drejta për të proceduar kërkesën tuaj sipas radhës së aplikimit;
  • E drejta për marrjen e shërbimeve brenda afateve të arsyeshme;
  • E drejta për marrjen e një shërbimi në mënyrë transparente;
  • Alternativat në paraqitjen e kërkesës për ofrimin e shërbimeve;
  • E drejta për të mos u penalizuar për gabimet/pasaktësitë e institucioneve të administrartës shtetërore;
  • E drejta për ankimim;
  • Infrastruktura në ofrimin e shërbimeve publike;
  • Përgjegjshmëria ndaj qytetarëve dhe biznesit;
  • Mbrojtja e të dhënave personale, informacioneve apo sekreteve tregtare;
  • E drejta e këshillimit paraprak;
  • E drejta për shërbim cilësor;
  • Pjesëmarrja në përmirësimin e shërbimeve publike;
  • Publikim, informim dhe edukim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0