Ja cilat janë shpikjet e shqiptarëve në vitin 2016 - Business Magazine Albania

Ja cilat janë shpikjet e shqiptarëve në vitin 2016


Elektronika është fusha në të cilën shqiptarët duket se kanë më shumë talent dhe ku kanë arritur rezultate në shpikjet e bëra. Janë rreth 71 patenta kombëtare për shpikje që janë lëshuar, nga të cilat 45 janë aktualisht në fuqi. Të dhënat vijnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave, e cila i referohet të dhënave të gjeneruara elektronikisht.

Sipas këtij institucioni kanë skaduar për mospagesën e ripërtëritjes vjetore 20 patenta dhe 6 janë braktisur nga pronari i patentës.

Mësohet se janë kryesisht individët të cilët aplikojnë, pasi mungojnë kërkesat nga universitetet vendase apo institucione të tjera kërkimore.

Sipas të dhënave të kësaj drejtorie, dy vitet e fundit ka pasur rritje të aplikimeve nga studentët dhe pensionistët si pasojë e uljes së tarifës së aplikimit për këtë kategori. Gjatë vitit 2016 u llogaritën 4 aplikime nga studentë dhe 2 aplikime nga pensionistë.

Për të nxitur këto aplikime është parashikuar që të ulet me 75% tarifa e ekzaminimit për shtetasit shqiptar.

Gjatë 10 viteve të fundit, kjo drejtori ka shërbyer si zyrë pritëse për dërgimin e 6 shpikjeve vendase në Organizatën Botërore të Markave dhe Patentave. Një nga këto është patenta kombëtare me numër regjistrimi 4549 e shpikësit Dashamir Elezi, i cili ka kërkuar edhe shtrirje të regjistrimit në SHBA.

Kjo shpikje konsiston në një dopio pirun të dhëmbëzuar i cili gjen përdorim në fushën gastronomike dhe specifikisht në restoracionin modern në të cilin Maitre (Shefi i sallës) kryen përfundimin e përgatitjes së një gatimi në prezencë ose përballë klientit në ambientin e sallës.

Gjithashtu kjo shpikje gjen përdorimin e saj edhe në bankot e ndryshme të gastronomisë në lidhje me ushqimin e shpejtë (fast food, take way etj.).

Në vitin 2016, në DPPM janë dorëzuar 23 aplikime për patenta mbi shpikjet dhe 4 për modele përdorimi. Aktualisht ato janë në fazë ekzaminimi.

burimi: monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos iu ndaj parimeve të tua të nderit dhe qëllimit të mirë.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0