Ja cilat janë mallrat që kërkon biznesi shqiptar - Business Magazine Albania

Ja cilat janë mallrat që kërkon biznesi shqiptar


Mallrat që hyjnë më shumë në Shqipëri nga porti i Durrësit janë ato që i përkasin sektorit të ndërtimit. Vetëm deri tani raportohet se në Shqipëri janë futur nga dogana e Durrësit anij,e të cilat kanë sjellë 8.350 ton melaminë dhe 3.280 ton xhama.

Mallra këto të cilat janë porositur nga bizneset e mëdha në qytetet e Elbasanit, Tiranës, Fierit etj.

Nga Qendra e Informacionit dhe Sektori i Statistikave në APD, mësohet se gjatë katër muajve të parë të këtij viti, sasia e melaminës dhe xhamave që mbërrijnë në rrugë detare është rritur me 22%, ndërsa ajo e xhamave është rritur me 2.5 herë.

Në periudhën janar-prill 2017 në portin e Durrësit janë shkarkuar 13 anije me melaminë dhe më shumë lundrime drejt portit më të madh të vendit kanë kryer anijet “Korale”, “Vela”, “Dante A”, Tera”, etj.

Ndërkaq në të njëjtën periudhë janë shkarkuar edhe tri anije me xhama.

burimi: mapo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0