iPhone-i i ardhshëm do të jetë në 3 ngjyra, sipas një burimi të brendshëm të Apple, Ming-Chi Kou.
Studimi i tij më i fundit parashikon se Apple do të prezantojë vetëm versionin e zi, të argjendtë dhe flori të iPhone 8, ndryshe nga paraardhësit e tij iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus.
Fotoja e mëposhtme ju njeh me 3 ngjyrat e përfolura, por asgjë nuk është akoma e sigurtë:
Foxconn exec says ‘estimated iPhone 8 is not cheap’ as new copper gold case image surfaces https://t.co/datsaS2Nu4 pic.twitter.com/2pJpJzggve
— 9to5Mac (@9to5mac) August 7, 2017
Mesa duket Apple po kthehet në “origjinë” duke hequr dorë nga variantet e tjera.
Nëse ky parashikim është i vërtet atëherë kësaj epoke po i vjen fundi. Mbajini fort iPhone-ët tuaj shumëngjyrës, ndoshta më vonë nuk do t’i gjeni më.
/Mashable
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
