Ja 10 pasaniket e Shqiperise, dy prej tyre jane femra! - Business Magazine Albania

Ja 10 pasaniket e Shqiperise, dy prej tyre jane femra!


Ne perfundim te nje kerkimi metodologjik, nepermjet metodes se vleresimit, ne pamundesi per metoden e matjes, u shpall lista e 10 njerezve me te pasur te vitit ne Shqiperi.
Metoda e perdorur nga FLE eshte nje perafrim i metodes se perdorur ne Amerike nga revista “Forbes” ku merret parasysh xhiro vjetore e kompanise, fitimi vjetor, kapitali i investuar, nje velresim i perafert i vleres se tregut te biznesit etj. Ne kete vleresim nuk jane konsideruar faktore te tjere si prona personale, detyrimet ndaj shtetit apo detyrimet ndaj sistemit bankar. Te dhenat per kete vleresim jane marre nga Qendra Kombetare e Regjistrimit.

1.Samir Mane
Keshtu, sipas FLE, ne krye te listes me 10 njerezit me te pasur ne Shqiperi eshte Samir Mane, i cili zoteron 100% te aksioneve ne 3 kompani (“Albcrome Albania”, “Balfin Group”, “ManeTci”), 88% te aksioneve ne kompanine “Tirana East Gate” dhe 90% te aksioneve ne kompanine “Neptun”.

2.Vasil Naçi
I dyti ne liste Vasil Naçi me 34% te aksioneve ne kompanine “Agna”, 27% te aksioneve ne kompanine “Alfa Sh.A”, 17% te aksioneve ne kompanine “Platea”, 34% te aksioneve ne kompanine “Albartex” dhe 4% te aksioneve ne banken “Societe Generale Albania”.

ulaj-bashkim
3.Bashkim Ulaj
Ne vendin e trete eshte Bashkim Ulaj me 100% te aksioneve ne kompanine “Gener 2”, 100% te aksioneve ne kompanine “Platinium Investment” dhe 70% te aksioneve ne kompanine “Tirana Datacom”.

Artan-Dulaku

4.Artan Dulaku
I katerti eshte Artan Dulaku me 34% te aksioneve ne kompanine “Concord Investment”, 34% te aksioneve ne kompanine “Iner”, 50% te aksioneve ne kompanine “Inter Gaz Sh.a”, 100% te aksioneve ne kompanine “Alissa Albania”, 26% te aksioneve ne kompanine “Albania Satelite Communication”, 100% te aksioneve ne kompanine “Albeton 5”, 49% te aksioneve ne kompanine “Iliria Development Sh.p.k”, 34% te aksioneve ne kompanine “Alba-Beton”, 33.33% te aksioneve ne kompanine “Media Vizion” dhe 20% te aksioneve ne kompanine “Euro Aditiv”.

vjollca

5.Vjollca Hoxha
Ne vendin e peste eshte Vjollca Hoxha, me 8% te aksioneve ne “Top Channel”, 10% te aksionve ne “DigitAlb”, 6% te aksioneve ne “Plus Communication”, 20% te aksioneve ne “Valtelina” dhe 20% te aksioneve ne “Video Grafic Agency”.

2011 06200010

6.Shefqet Kastrati
Ne vendin e gjashte ne liste renditet Shefqet Kastrati, me 100% te aksioneve ne “Kastrati Sh.A”, 49% te aksioneve ne “Green Fuel”, 17% te aksioneve ne “Kastpetrol”, 50% te aksioneve ne “Murataj”, 50% te aksioneve ne “Continental Group Sh.A”, 73% te aksioneve “Alb-Siguracion” dhe 100% te aksioneve ne kompanine “Kastrati Sh.p.k”.

grigor

7.Grigor Joti
Ne vendin e shtate eshte Grigor Joti, me 100% te aksioneve ne “InveG” dhe 80% te aksioneve ne kompanine “Infosoft Group”.

WesternUnion

8.Edmond Leka
I teti ne liste eshte Edmond Leka, me 35% te aksioneve ne kompanine “Unioni Financiar Tirane” dhe 2% te aksioneve ne “Union Bank Sh.A”.

MD-offices

9.Vilma Nushi
Ne vendin e nente eshte Vilma Nushi, e cila zoteron 100% te aksioneve ne kompanine “Marketing Distribution” dhe 50% te aksioneve ne kompanine “Trimed”.

galerifotosh 002

10.Rame Geci
Lista mbyllet me Rame Gecin, i cili zoteron 100% te aksioneve ne kompanine “Geci Sh.p.k”.

Sipas FLE kjo iniciative gjeresisht e perdorur ne vendet perendimore, sidomos nga tradita amerikane, eshte nje nga format e promovimit te lirise ekonomike ne Shqiperi, duke evidentuar bizneset dhe individet me te suksesshem ne sipermarrjen e lire. Lista me 10 personat me te pasur ne Shqiperi, sipas FLE eshte nje vleresim dhe jo nje matje, ne pamundesi qe ne Shqiperi per te dhenat aktuale te matet gjeresisht dhe plotesisht pasuria dhe diferenca e pasurimit te individeve nga nje vit ne tjetrin. Fondacioni per Liri Ekonomike deklaron se kjo iniciative do te perseritet çdo vit dhe lista me njerezit me te pasur ne bote do te botohet ne revisten Mapo, qe eshte nje projekt i FLE. Si e tille kjo ankete e pervitshme synon te evidentoje, profilet me te suksesshme sipermarrese dhe te krijoje ne funksion te promovimit te lirise ekonomike ne Shqiperi, pikerisht ate vend te merituar qe kane dhe duhet te kene ne nje shoqeri te lire individet te cilet kane me shume guxim, kreativitet, paguajne me shume taksa, rrisin GDP, punesojne me shume njerez, zhvillojne me shume ekonomine.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0