Ishulli i vogël tropikal që fiton miliona dollarë për shkak të domain-it interesant të internetit - Business Magazine Albania

Ishulli i vogël tropikal që fiton miliona dollarë për shkak të domain-it interesant të internetit

Ishulli i vogël tropikal që fiton miliona dollarë për shkak të domain-init interesant të internetit

Ishulli Anguilla këtë vit pritet të fitojë dhjetëra miliona dollarë nga domeini i internetit që përfundon me AI.

Anguilla ndodhet në Antilet e Vogla, ka rreth 13.500 banorë dhe një domein (domain) shumë popullor, që përfundon me AI, pra shkurtesa për inteligjencën artificiale.

Ky domein është në përdorim nga vitet e 90-ta, megjithatë shpejt u bë “mall i kërkuar”, në veçanti në fund të vitit të kaluar kur interesimi për inteligjencën artificiale u rrit pas lansimit të Chat GTP

Për këtë, shumë gjigand teknologjik nga kompanitë e fushës së teknologjisë informative (përfshirë Google dhe Microsoft” po regjistrojnë domeinët AI me qëllim që në fund faqet e tyre të tërheqin sa më shumë vizitorë lidhur me inteligjencën artificiale.

Lexo edhe:Turizmi na shpëtoi, tani duhet ta shpëtojmë ne!

Vitin e kaluar, numri i të regjistruarve në deomeinin e Anguilla u dyfishua në 287.432, kurse këtë vit do të rritet akoma kjo shifër, ku sipas vlerësimeve të regjistrit të domeinëve nacional në internet, mund të sjellë të hyra nga 25 deri në 30 milionë dollarë.
Sa e madhe është kjo shumë për Anguilla e tregojnë të dhënat që GDP-ja e tërë ishullit gjatë vitit 2021 ishte 300 milionë dollarë.

telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0