Ish menaxheri i Sheraton Tirana: Vendosni si do ta zhvilloni turizmin. Tërhiqni markat ndërkombëtare

Ish menaxheri i Sheraton Tirana: Vendosni si do ta zhvilloni turizmin. Tërhiqni markat ndërkombëtare


Menaxheri i Përgjithshëm (deri me 31 dhjetor 2017) i Sheraton Tirana Jose Pinto, thotë se Shqipëria duhet të mbështesë turizmin dhe për këtë qeveria duhet të mblidhet bashkë me aktorët.

Në një intervistë për Business Magazine Albania, ai thekson se turizmi në vend ka nevojë të tërheqë investime nga jashtë, ka nevojë për kreativitet e inovacion. ‘’Njerëzit që investojnë këtu, duhet t’i bëjnë hotelet më të mira se ç’janë dhe qytetet më të bukura se ç’janë. Sillni markat më të mëdha të kësaj bote. Nëse i sillni ato, shumë gjëra do të zgjidhen’’, tha Pinto.

Për shkak të kontratës së nënshkruar me Sheraton, Pinto nuk flet për arësyet e largimit të Sheraton Tirana gjatë intervistës ashtu si edhe në bisedën e zhvilluar si i ftuar në Startup Grind.

Por, i pyetur për faktin se Shqipëria edhe markën ndërkombëtarë që kishte nuk e mbajti, ai thekson se investimet e mëdha duhet të mbështeten. ‘‘Çështja është se duhet të mbështetet. Ajo çfarë ka nevojë Shqipëria është ajo çfarë kanë bërë Meksika, Brazili vite më parë. Ato kanë bërë së bashku ministrinë e Turimit, Ekonomisë, Kulturës, etj. Ato duhet të bëhen së bashku me investitorët, hotelierët, agjensitë e udhëtimit. Duhet të bëhen grup në përpjekje për të zgjidhur problemet. Sepse, për sa kohë punojmë të ndarë, nuk do të zgjidhim problemet’’.

Çdo investitor sipas tij, ka nevojë të kuptojë nëse mund të investojë apo jo. Këtë përgjigjë sipërmarrësi e merr nëse të gjitha grupet e interest kanë konsoliduar së bashku idetë. ‘Për mua prioritet do të ishin aeroportet, shtimi i fluturimeve, por për një sipërmarrës prioriteti mund të jetë një tjetër, ndaj duhen tavolina të rrumbullakëta, takime, diskutime’’.

I pyetur në Startup Grind, ish menaxheri i përgjithshëm i Hotel Sheraton thekson se kërkimi i klientëve është një sfidë me të cilën duhet të përballen hotelierët vendas. ‘’Nuk kam arritur asnjëherë të kuptoj, pse hotelet në Durrës kanë vetëm 5-6 dhoma të zëna. Përgjigjia është sezoni’’. Por, nuk është kjo, sipas tij. Duke sjellë shembuj të vendeve të ndryshme Jose Pinto, thekson se operatorët privatë, të hotelerisë dhe udhëtimeve duket  të planifikojnë paraprakisht, të kërkojnë klientë jashtë në vende të ftohta kryesisht, e të angazhojnë chartera.

Sheraton ikën, por jo menaxheri i saj

Nëse Shqipëria duket një vend i vështirë për të mbajtur sipërmarrje me emër si Sheraton, jo gjithçka shihet ‘zi’ nga kjo industri e përfaqësues të saj. Grupi ku bën pjesë Sheraton, pra Marriott po shfaq interes për rajonin, përfshirë Shqipërinë e Kosovën, ndërsa një vit më parë ka hapur hotelin e tij në Shkup.

Lexoni: https://businessmag.al/marriott-ne-vend-te-sheraton/

Ndërkohë, menaxheri me 45 vite përvojë në Sheraton, para audiencës së Startup Grind, bën të ditur se, ‘’kam vendosur të qëndroj, jetoj e vdes këtu, në Shqipëri’’. E thënë nga një menaxher hoteli, i cili ka udhëtuar e punuar në pesë kontinente, fakti ka rëndësi për sektorin e turizim, jo vetëm se marrin një notë të mirë premisat për turizmin e vendit, por me gjasa Pinto do të jetë konsulent në fushën e hotelerisë/Albana Muçaj, Businessmag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0