Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel merr Çmimin e Paqes për 2022 - Business Magazine Albania

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel merr Çmimin e Paqes për 2022

Angela Merkel

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel mori Çmimin e Paqes të UNESCO-s 2022 për “Përpjekjet e saj për të Mirëpritur Refugjatët”.

“Të gjithë anëtarët e jurisë u prekën nga vendimi i saj i guximshëm në vitin 2015 për të mirëpritur më shumë se 1.2 milionë refugjatë, nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Eritrea. Kjo është trashëgimia që ajo lë”, tha kryetari i jurisë, Denis Mukwege, fitues i Çmimit Nobel për Paqen 2018.

I quajtur zyrtarisht Çmimi i Paqes Félix-Houphouët-Boigny, mban emrin e ish-presidentit të ndjerë të Bregut të Fildishtë. Ai u jepet çdo vit që nga viti 1989 individëve, organizatave ose institucioneve që janë përpjekur të promovojnë, kërkojnë ose ruajnë paqen.

/brusselstimes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0