Në thelb, pajisja kanalizon një miks oksigjeni dhe ajri normal në maskën e vendosur nga pacienti me një ritëm të përcaktuar, duke zëvendësuar rolin e ventilatorëve. Në veçanti, pajisja do të ndihmojë pacientët që vuajnë nga koronavirusi dhe janë tepër të rënduar për të përballuar shtrimin në terapi intensive.
Pajisjet e presionit pozitiv të rrugës ajrore të vazhdueshme(CPAP) janë përdorur tashmë në spitale, por ato janë të kufizuara në numër. Kina dhe Italia i kanë përdorur këto pajisje për të ndihmuar pacientët me Covid-19. Rreth gjysma e pacientëve në Itali, që kanë përdorur CPAP nuk kanë pasur nevojë për ventilatorë.
100 nga pajisjet e reja janë dorëzuar në spitalet në Londër. Nëse provat shkojnë mirë, mund të prodhohen deri në 1.000 pajisje CPAP në ditë nga Mercedes-AMG-HPP. Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) në Angli, tashmë ka dhënë miratimin e saj për përdorimin e tyre.
Kjo pajisje do të ketë një impakt domethënës në lehtësimin e gjendjes në pavijonet spitalore.
“Kemi punuar ditë e natë, por jemi krenarë që një punë, që ndoshta mund të zgjaste muaj të tërë e kryem brenda disa ditëve”, tha një nga inxhinierët e Mercedesit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.