Në një klimë ku inteligjenca artificiale (AI) po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për kompanitë, investitorët po ushtrojnë presion të shtuar për adoptimin e saj. Sipas një sondazhi të KPMG, kërkesat e investitorëve për implementimin e AI janë rritur nga 68% në fund të vitit 2024 në 90% në fillim të vitit 2025.
Kjo rritje e interesit ka nxitur drejtuesit dhe bordet e kompanive, veçanërisht ato me të ardhura mbi 1 miliard dollarë, të përshpejtojnë iniciativat e tyre në AI. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se pa një strategji të mirëfilltë dhe mbikëqyrje të kujdesshme, përpjekjet e nxituara mund të çojnë në rreziqe si rrjedhje të dhënash dhe tejkalim të kostove.
Ekspertët sipas Business Insider rendsin 5 arsye kryesore se përse investitorët duan më shumë përdorim të AI në punët e tyre:
Potencial i lartë për rritje dhe efikasitet
AI mund të automatizojë procese, të ulë kostot dhe të rrisë produktivitetin. Investitorët kërkojnë që kompanitë të përdorin këtë teknologji për të qëndruar konkurruese dhe për të maksimizuar fitimet.
Frika nga mbetja pas konkurrencës
Kompani që nuk investojnë në AI rrezikojnë të mbeten prapa ndaj atyre që e adoptojnë dhe e integrojnë me sukses. Investitorët duan të sigurohen që paratë e tyre nuk po shkojnë në një model biznesi të tejkaluar.
Lexo edhe: Pse Apple ka më shumë se kurrë nevojë për Tim Cook?
Vlerësime më të larta në treg për kompanitë “AI-first”
Në tregjet financiare, kompanitë që përdorin ose zhvillojnë AI vlerësohen më lart nga analistët dhe investitorët. Aftësia për të treguar progres konkret në AI mund të rrisë ndjeshëm vlerën e aksioneve.
Presion nga tregu dhe media
Tregu dhe mediat po ndjekin çdo lëvizje që kompanitë bëjnë në drejtim të AI. Investitorët ndihen të detyruar të kërkojnë llogari nëse një kompani nuk përfshihet në bisedën globale të transformimit digjital.
Transformimi i industrive të tëra
Nga financat tek shëndetësia, prodhimi dhe shërbimet – AI po ndryshon mënyrën se si funksionon çdo industri. Investitorët nuk duan të humbasin rastin për të qenë pjesë e këtij revolucionit teknologjik.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.