Investimi 10 mln euro në startupin e Mira Muratit shkon në Kuvend/ Malaj: Përfitimet afatgjata - Business Magazine Albania

Investimi 10 mln euro në startupin e Mira Muratit shkon në Kuvend/ Malaj: Përfitimet afatgjata

Ministri i Financave,  Petrit Malaj, prezantoi sot në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat aktin normativ për ndryshimet në buxhetin 2025, i cili siguron alokimin e një fondi prej 1 miliard lekësh (10 mln euro) pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Fondi i është akorduar Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit  në cilësinë e aksionerit të vetëm të Korporatës së Investimeve Shqiptare, për financimin e pjesëmarrjes së qeverisë shqiptare në startup-in “Machine Thinking Lab”.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Malaj theksoi se një investim i tillë duhet parë edhe nga pikëpamja e përfitimeve më afatgjata, qofshin ato ekonomike, por edhe të një historie suksesi që vjen nga një sipërmarrëse shqiptare me kontribut të rëndësishëm botëror në fushën e inteligjencës artificiale. Nga ana tjetër, Ministri vuri në dukje faktin se akti normativ ruan të paprekur deficitin buxhetor, i cili pas ndryshimeve të mësipërme në të ardhura dhe shpenzime, vazhdon të qëndrojë në nivelin rreth 68 miliardë lekë, sikundër është miratuar edhe në buxhetin fillestar 202. Efekti financiar, që u mbulua nga rritja në të njëjtën masë (pra, 1 miliard lekë) e të ardhurave jotatimore në zërin “Të ardhura nga tjetërsimi i pasurive të konfiskuara”, kjo, si rezultat i derdhjes në buxhetin e shtetit të të ardhurave të mbledhura nga ana e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK/MB), në zbatim të legjislacionit në fuqi për këtë qëllim. Malaj tha se, realizimi me urgjencë i këtij Akti Normativ erdhi edhe nga fakti se projekti duhej të financohej në një kohë sa më të shpejtë, me qëllim që të fillonte zbatimin dhe të siguroheshin përfitimet e nevojshme.

Lexo edhe:Fortune: Mira Murati ndër 50 gratë më të fuqishme në botë

“Të ndodhur në kushtet e një afati të ngushtë kohor në dispozicion, por edhe për shkak të rëndësisë strategjike të kësaj pjesëmarrjeje, të argumentuar teknikisht nga MEKI/KISH sh.a përmes shkresave të tyre respektive, Ministria e Financave përgatiti rishikimin e ligjit të Buxhetit për vitin 2025, me qëllim akomodimin e vlerës së përcaktuar, pjesë e programit “Mbështetje për Inovacionin dhe Teknologjinë, tha ministri i Financave. Thinking Machines Lab, start up-i i inteligjencës artificiale u themelua nga Mira Murati, ish-Drejtoreshë Teknologjike e OpenAI (organizata që krijoi ChatGPT) dhe ka në përbërje një ekip prej rreth 30 studiuesish dhe inxhinierësh nga OpenAI, Meta, Mistral dhe Character.AI, (përfshirë ish-drejtorin kryesor të kërkimit të OpenAI, Bob McGrew, dhe studiuesin kryesor për shumë nga modelet kryesore të inteligjencës artificiale të OpenAI, Alec Radford). Kompania mbështetet gjithashtu nga emra të mëdhenj si Andreessen Horoëitz (A16z) – një nga fondet më të mëdha në Silicon Valley dhe Sequoia Capital, një investitor lider në teknologji, por edhe investitorë të tjerë individualë. Thinking Machines Lab po mbledh fonde nga investitorë të ndryshëm, me një objektiv prej 2 miliardë dollarësh. Deri tani, janë siguruar 1.7 miliardë dhe pritet që kjo kompani të ketë një vlerë prej 10 miliardë dollarësh e në të ardhmen në një shifër që mund të tejkalojë edhe 50 miliardë dollarë. Nga ana tjetër, përfshirja e qeverisë shqiptare në këtë fazë të hershme ofron potencial të konsiderueshëm fitimi, veçanërisht nëse Thinking Machines Lab realizon një dalje të suksesshme në bursat ndërkombëtare (IPO apo blerje).

monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0