Investimet e BALFIN në SHBA, zv. Presidenti Martin Mane flet për vizionin dhe të ardhmen - Business Magazine Albania

Investimet e BALFIN në SHBA, zv. Presidenti Martin Mane flet për vizionin dhe të ardhmen

Grupi BALFIN po konsolidohet gjithnjë e më tepër në tregun amerikan të pasurive të paluajtshme. Portofoli i Balfin Americas përmban një miks projektesh, me tipologji rezidenciale dhekomerciale.

Drejtori Ekzekutiv i Balfin Americas dhe Zv. Presidenti për Amerikën e Veriut në Grupin BALFIN, Martin Mane, në një video të publikuar në fundmi në rrjetet sociale, ndan fillesat dhe vizionin për të ardhmen, ndërsa prezanton me detaje projektet e deritanishme.

Në këtë video, Martin Mane pohon se Balfin Americas synon të zgjerojë aktivitetin në mënyrë të qëndrueshme, duke eksploruar tregje të reja dhe sektorë inovativë, veçanërisht ato që lidhen ngushtë me teknologjinë dhe shkencën.

Çfarë përfaqëson Balfin Americas?
Balfin Americas është një kompani investimesh e Grupit BALFIN, që operon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është krijuar në vitin 2023. Balfin Americas lindi si kompani pasi studiuam tregun amerikan për një vit të plotë; dinamikën dhe kompleksitetin e tij. Pasi e studiuam atë, mblodhëm të dhëna dhe identifikuam mundësi, kështu vendosëm të zgjeronim horizontin në veri dhe jugun e Amerikës.

Lexo edhe: Samir Mane zgjeron investimet në Austri, blen godinën ikonike në zemër të Vjenës

Cili është fokusi i Balfin Americas dhe cilat janë projektet kryesore?
Fokusi ynë primar është industria e pasurive të paluajtshme, e më konkretisht segmenti i ndërtimeve rezidenciale. Ne kemi një qasje vërtet pozitive për njësitë e banimit dhe po ashtu edhe për sektorin komercial të pasurive të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara.

Ne kemi tre projekte në qytetin e New York-ut, të fokusuara në zhvillimin e pasurive të paluajtshme rezidenciale. Një prej tyre pritet të përfundojë pas disa muajve. Gjithashtu, kemi një projekt tjetër në Morristown, New Jersey, që në të vërtetë është blerja jonë më e fundit e një ndërtese zyrash premium, 340 Mount Kemble.

Ekofin

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0