Investim me siguri të garantuar – CROWNE PLAZA KOLAŠIN - Business Magazine Albania

Investim me siguri të garantuar – CROWNE PLAZA KOLAŠIN

Investim me siguri të garantuar – CROWNE PLAZA KOLAŠIN

Po kërkoni një investim të sigurt, i cili do t’ju sigurojë të ardhura të qëndrueshme dhe mundësojë kthimin e kapitalit, por edhe fitim shtesë?

Crowne Plaza Kolašin është zgjidhja ideale për Ju!

Bëhuni pronar i njësive banuese me sipërfaqe nga 24 deri në 64 m2 në një kondo-hotel luksoz .

Vetëm 100 metra larg sheshit kryesor të qytetit në Kolashin do të hapet hoteli me katër yje, perlë e turizmit malor!

Crowne Plaza është sinonim i cilësisë

Crowne Plaza Kolašin ofron lokacion të përsosur, mu në qendër të qytetit, por edhe vend të qetë që garanton pushim të vërtetë.

Dëshira jonë të krijojmë përjetim të paharrueshëm për vizitorët pasqyrohet përmes veprimtarisë në kuadër të markës prestigjioze Crowne Plaza, e cila garanton standard të lartë, por edhe mysafirë gjatë tërë sezonit. Për këtë arsye blerja e njësive banuese është investim i mirë.

Hoteli Crowne Plaza Kolašin do të ofrojë diçka krejtësisht ndryshe, para së gjithash duke u përqendruar në turizmin shëndetësor të plotësuar me qendrën luksoze Wellness & Spa brenda së cilës ndodhet pishina moderne. Oferta e menduar në këtë formë, e bazuar në konceptin e turizmit malor shëndetësor, do të sigurojë frekuentimin tejet të mirë të hotelit gjatë tërë vitit.

Hoteli do të punojë nën siglën e grupit prestigjoz IHG, i cili me Crowne Plaza-n e përmendur ka gjithsej 18 marka, kurse në portfolion e tij ka mbi 6,000 hotele dhe mbi 900,000 dhoma.

Pse Kolashini?

Me hapjen e aksit të parë të autostratës, Kolashini është bërë lehtësisht i qasshëm.

Vetëm 90 minuta nga deti dhe gjysmë ore nga Kryeqyteti Podgoricë ju pret oaza malore.

I vendosur në 1,000 metra lartësi mbidetare, i njohur për Parkun Kombëtar “Mali i Biogradit”, Kolashini është bërë shumë popullor gjatë tërë vitit. Lidhjet e mira rrugore hapin mundësi të mëdha për turizëm gjatë tërë vitit. Sezoni i skijimit në Kolashin zakonisht fillon në fund të dhjetorit dhe vazhdon deri në fillim ose mes të prillit, kurse ky qytet ofron pista skijimi të shkëlqyera në dy qendra moderne të skijimit (1450 dhe 1600). Në verë është vend për arratisje nga vapa e madhe dhe aventura në natyrën e mrekullueshme, me xhip safari, çiklizëm malor, kajak, rafting, alpinizëm, peshkim, hipizëm, kampim dhe të tjera.

Ne jemi këtu për ju

Ne do të bëjmë gjithçka të nevojshme që Ju, si investitor, të ndjeheni të sigurt.

Prandaj, bashkohuni me ne më 24 tetor, në orën 18:00, në hotel “Maritim Plaza Tirana” në Tiranë, ku do të prezantojmë ofertën tonë dhe mundësinë për një investim të sigurt përmes blerjes së një apartamenti në kondo-hotelin e ri që do të ndërtohet në Kolashin.

Interesimin tuaj për ngjarjen mund ta tregoni përmes emailit: office@magnumresidence.com ose përmes numrit të telefonit (What’s up): +382 63 200 733“.

Ekipi ynë do t’ju ndihmojë në çdo hap,  nga blerja deri te menaxhimi, për ta shfrytëzuar maksimalisht investimin. Informatat shtesë mund të merren përmes faqes së internetit www.magnumresidence.com , ku njëkohësisht edhe mund të caktoni konsultime shtesë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0