Intesa Sanpaolo Bank Albania mbështet projektin fotovoltaik në Sheq-Marinas, për një të ardhme më të gjelbër në Shqipëri - Business Magazine Albania

Intesa Sanpaolo Bank Albania mbështet projektin fotovoltaik në Sheq-Marinas, për një të ardhme më të gjelbër në Shqipëri

Intesa Sanpaolo Bank Albania mbështet projektin fotovoltaik në Sheq-Marinas, për një të ardhme më të gjelbër në Shqipëri

Si pjesë e një konsorciumi bankar, Intesa Sanpaolo Bank Albania konfirmon pjesëmarrjen e saj në kredinë sindikale prej 20 milionë eurosh për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në Sheq-Marinas, Fier. Ky investim është një hap i rëndësishëm për përshpejtimin e tranzicionit energjetik të Shqipërisë dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë vendase.

Mbështetja e projekteve të tilla pasqyron përkushtimin e bankës ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe rolit të saj si partner afatgjatë i vendit, duke kontribuar në diversifikimin e burimeve energjetike dhe rritjen e prodhimit të energjisë së pastër.

Ekspertiza dhe angazhimi i Grupit Intesa Sanpaolo

Ky financim në Shqipëri reflekton eksperiencën e gjerë të Grupit Intesa Sanpaolo në mbështetjen e projekteve të energjisë së gjelbër në nivel global. Grupi ka vënë në dispozicion miliarda euro për iniciativat që lidhen me prodhimin e energjisë së rinovueshme, eficiencën energjetike dhe reduktimin e emetimeve të karbonit. Në përputhje me objektivat e Net-Zero, Intesa Sanpaolo renditet si një nga grupet bankare europiane më të angazhuara në financimin e projekteve që garantojnë një tranzicion të drejtë dhe të qëndrueshëm energjetik.

Lexo edhe:Intesa Sanpaolo Bank Albania vlerësohet si “Best Private Wealth Management Albania 2025” nga “Global Banking Finance Review”

Kontributi rajonal i Grupit në Evropën Qendrore dhe Lindore

Si një prej grupeve më të mëdha bankare në Evropën Qendrore dhe Lindore, Intesa Sanpaolo sjell ekspertizë ndërkombëtare dhe qasje inovative në financimin e projekteve strategjike në rajon. Përmes një pranie të konsoliduar në tregjet e rajonit, Grupi ka mbështetur me sukses dhjetëra projekte në sektorin e energjisë së rinovueshme, infrastrukturës dhe zhvillimit të gjelbër. Ky pozicion i fortë rajonal e bën Intesa Sanpaolo Bank Albania një partner të besueshëm për projekte që kontribuojnë jo vetëm në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, por edhe në integrimin e saj më të shpejtë në tregun energjetik të qëndrueshëm europian.

Një partner për të ardhmen e Shqipërisë

Projekti në Sheq-Marinas jo vetëm që do të gjenerojë energji të pastër për vendin, por edhe do të krijojë një model zhvillimi që harmonizon nevojat ekonomike me mbrojtjen e mjedisit.
Ky financim nënvizon qartë angazhimin e Intesa Sanpaolo Bank Albania për të qenë një partner i përgjegjshëm dhe vizionar në rrugën drejt një Shqipërie më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.

———

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Faqja zyrtare e internetit: www.intesasanpaolobank.al  

Rreth Intesa Sanpaolo: Intesa Sanpaolo, me mbi €422 miliardë të ofruara në financime dhe €1.4 trilion në asete financiare të klientëve në fund të vitit 2024, është grupi më i madh bankar në Itali, me një prezencë të rëndësishme ndërkombëtare. Grupi është një lider evropian në menaxhimin e pasurisë, me një fokus të lartë në sferën dixhitale dhe fintech. Grupi do të ofrojë €115 miliardë kredi për projekte të qëndrueshme deri në vitin 2025 për të mbështetur komunitetet dhe tranzicionin e gjelbër, së bashku me një program prej €1.5 miliardë (2023-2027) për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Rrjeti i muzeve të Bankës, Gallerie d’Italia, kuron dhe prezanton trashëgiminë e saj artistike dhe projekte kulturore të vlerësuara në kohë.   

Lajme: group.intesasanpaolo.com/en/newsroom/news  

X: @intesasanpaolo  

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0