Inteligjenca Artificiale dhe epoka e re e kinematografisë mes mundësive dhe kërcënimeve - Business Magazine Albania

Inteligjenca Artificiale dhe epoka e re e kinematografisë mes mundësive dhe kërcënimeve

Kur Steven Spielberg thoshte dikur se “filmi është një ëndërr e treguar përmes lentes”, pak kush mund ta kishte imagjinuar se do të vinte një ditë kur këto ëndrra do të krijoheshin jo nga njeriu, por nga një algoritëm. Sot, industria globale e filmit ndodhet në një moment historik. Inteligjenca artificiale (AI) nuk është më një koncept i largët fantastiko-shkencor; ajo është tashmë një pjesë aktive e procesit të krijimit, prodhimit dhe shpërndarjes së filmave.

Hollywood në epokën e algoritmeve krijuese

Nga shkrimi i skenarëve te automatizuar, te krijimi i fytyrave virtuale, deri tek animacionet hiperrealiste dhe efektet speciale, AI po ndryshon menyren se si realizohet nje film. Studiot hollywoodiane si Warner Bros, Paramount dhe Netflix po eksperimentojne me algoritme qe analizojne shijet e publikut, sugjerojne struktura skenaresh dhe madje gjenerojne prototipe personazhesh bazuar ne tendencat aktuale.
Filmi “The Creator”, nje prodhim i fundit hollivudian, shfrytezoi inteligjencen artificiale ne dizenjimin e qindra robotëve dhe peizazheve futuristike. Jo me pak i bujshëm ishte edhe lajmi se Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit mund te lejoje filmat e krijuar pjesërisht nga AI te garojne per çmime Oscar.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0