Në muajin prill rritja e çmimeve është ngadalësuar, sipas Institutit të Statistikave.
E ndikuar më së shumti nga ulja e çmimit të karburantit, ndryshimi është i dukshëm krahausar me një vit më parë.
Sipas INSTAT Indeksi i Çmimeve të Konsumit në Prill, arriti 114,7 kundrejt muajit Dhjetor 2020.
Ndryshimi vjetor është 4,6%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 6,2%. Ndryshimi mujor (pra me muajin mars është shumë i vogël 0,03%).
Në këtë tendencë ulëse, karburantet kanë dhënë ndikimin kryesore, kur çmimi ra, duke u rikthyer në nivelet e 170 lekë/litër (për naftën). Ndërkohë, një peshë të lartë inflacioni vijojmë të mbajmë tek produktet e konsumit, ccmimi I të cilave nuk ka shënuar rënie pas rritjes që patën gjatë me nisjen e sulmebeve në Ukrainë.
Instat vëren se, rritja vjetore e çmimeve në Prill u ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,43 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,48 pikë përqindje.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.