Instagram vendos kufizime për opsionin “Live” - Business Magazine Albania

Instagram vendos kufizime për opsionin “Live”

Instagram

Instagram ka ndërmarrë një tjetër hap drejt kontrollit të funksionit të transmetimeve të drejtpërdrejta, duke vendosur një rregull të ri që kufizon aksesin në këtë veçori. Sipas përditësimit më të fundit, vetëm profilet publike me më shumë se 1,000 ndjekës do të kenë të drejtën të nisin një “Live” në platformë.

Ndërsa përdoruesit me profile private nuk janë përjashtuar zyrtarisht, Meta ka nisur gradualisht edhe për ta zbatimin e të njëjtës masë, çka do të thotë se, në të ardhmen e afërt, opsioni i transmetimeve të drejtpërdrejta do të jetë ekskluzivisht i rezervuar për një kategori të kufizuar përdoruesish.

Këto ndryshime kanë nisur të ndihen në mënyrë të menjëhershme nga komuniteti i përdoruesve, ku shumë prej tyre raportojnë se funksioni “live” nuk është më i disponueshëm. Një njoftim i shfaqur brenda aplikacionit sqaron shkurtimisht:
“Ne kemi ndryshuar kushtet për këtë veçori. Vetëm profilet publike me 1,000+ ndjekës mund të nisin një transmetim të drejtpërdrejtë.”

Lexo edhe: Rreth 26 kompani teknologjike nënshkruajnë Kodin e BE-së për Inteligjencën Artificiale

Meta, kompania mëmë e Instagram-it, konfirmoi për platformën Engadget se kjo masë është marrë “me qëllim përmirësimin e funksionit dhe ofrimin e një përvoje më të mirë për krijuesit e përmbajtjes”.
Megjithatë, kompania nuk ka dhënë një shpjegim të qartë se përse përdoruesit me më pak ndjekës nuk kualifikohen për të njëjtën përvojë në transmetim, duke lënë të hapur pyetje për qëllimet reale pas këtij vendimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0